1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qeveria bullgare jep dorëheqjen

Dorëheqja e qeverisë bullgare vjen pas protestave në mbarë vendin kundër çmimeve të lkarta të energjisë elektrike dhe masave të kursimit.

Qeveria e Boiko Borisovit jep dorëheqjen

Qeveria e Boiko Borisovit jep dorëheqjen

Në Bullgari qeveria e kryeministrit Bojko Borisov do të japë dorëheqjen si e tërë. Këtë e paralajmëroi Borisov para parlamentit në Sofie. Zyrtarisht dorëheqja do të dorëzohet pas mblöedhjes së fundit të kabinetit në mesditë. Ky hap hidhet mu në kulmin e e protestave masive kundër masave të kursimit dhe rritjes së çmimeve të energjisë elektrike. Të dielën dhjetëra mijëra demonstrues si dhe opozita në parlament patën kërkuar dorëheqjen e qeverisë së qendrës së djathtë.

Protesta sociale në fundjavë

Protesta sociale në fundjavë

Në vazhdën e protestave në qytetin Varna, në lindje të Bullgarisë, një i ri i vuri flakën vetes. Ai u transportua në një klinikë me djegie të rrezikshme për jetën. Borisov e pati marrë postin në korrik 2009. Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të ishin në korrik. Tani bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme në fund të prillit. Bullgaria është vendi më i varfër i Bashkimit Evropian.