1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Qeveri e re koalicioni në Kenia

Tre muaj pas zgjedhjeve, në Kenia u formua më në fund kabineti i ri qeveritar: Një koalicion i madh, i cili u krijua për shkak të dhunës që u shkaktua në vendin afrikano-lindor menjëherë pas zgjedhjeve.

Kryetari i opozitës Raila Odinga, majtas sheh çfarë lexon presideni Mwai Kibaki, djathtas - 13 prill 2008

Kryetari i opozitës Raila Odinga, majtas sheh çfarë lexon presideni Mwai Kibaki, djathtas - 13 prill 2008

Kenianët morrën më në fund frymë lirisht kur presidenti Mvai Kibaki dhe kryeministri i ri Ralia Odinga dolën së bashku përpara kamerave televizive. Vetëm pak javë më parë këta dy burra do të kishin vrarë njëri-tjetrin po të ishin hasur në rrugë. Por tani të dyja palët duan të qeverisin së bashku, sipas marrëveshjes për paqe që u nënshkrua në shkurt të këtij viti. Gjatë prezantimit të kabinetit të ri qeveritar, presidenti Kibaki bëri thirrje për paqe: "Le t´i harrojmë diferencat politike dhe të fillojmë punën. Le të ndërtojmë një Kenia të re, me drejtësi, paqe dhe liri në të gjithë vendin."

Trazira në Kenia - 8 prill 2008

Trazira në Kenia - 8 prill 2008

Rindërtimi do të kryhet nga qeveria më e madhe që ka pasur ndonjëherë kenia. Përveç presidentit, zëvendëspresidentit, kryeministrit dhe dy zëvendëskryeministrave, lista e kabinetit qeveritar përbëhet nga 40 ministra dhe 50 zëvendësa. Në një ndër qeveritë më të mëdha në Afrikë ka një ministër për rininë dhe një ministre për fëmijët, një ministër për shëndetësinë dhe një për spitalet. Përveçv kësaj, të gjitha postet e rëndësishme i morrën fiugra të njohura politike, që qeverisn prej dekadash në Kenia. Mudavadi, zëvendëskryeministri i ri, shpjegon: "Një konflikt i ri do t´i kish përkeqësuar kushtet e jetesës në Kenia. Tani në qeverinë e re, askush nuk mund të marrë një vendim pa u konsultuar me palën tjetër. Mund të kishim arritur një kompromis më të mirë, por sidoqoftë arritëm të gjejmë një zgjidhje që i përshtatet realitetit e që do t´i lehtësojë disi problemet e popullit."

Trazira në Kenia - 8 prill 2008

Trazira në Kenia - 8 prill 2008

Për Mudavadin dhe partinë e tij është e qartë se qeveria e re është një unitet i përkohshëm, që ka një detyrë të rëndësishme: Hartimin e kushtetutës së re brenda një viti. Uhuru Kenyatta, gjithashtu zëvendëskryeministër dhe antar i partisë së presidentit Kibaki, thtoë se qeveria e re do të zgjasë shumë kohë: "Në rast se të dyja palët do t´i respektojnë vendimet e do ta kuptojnë se kemi nevojë për një qeveri të tillë të unitetit kombëtar, e cila duhet të zgjidhë problemet tona, atëherë jam i bindur se kjo qeveri do të zgjasë disa kohë."

  • Data 14.04.2008
  • Autor Marc Engelhard
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DhOl
  • Data 14.04.2008
  • Autor Marc Engelhard
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DhOl