1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Qetësi e tensionuar pas zgjedhjes së Putinit

Presidenti i ri rus quhet sërish Vladimir Putin. Zgjedha e tij shoqërohet nga akuzat për fallsifikime. Lëvizja opozitare do të organizojë të hënën demostrata.

Presidenti i ri rus quhet sërish Vladimir Putin

Presidenti i ri rus quhet sërish Vladimir Putin

Vladimir Putin, ka fituar zgjedhjet presidenciale në Rusi, megjithatë shumë i sigurt nuk ndihet. Qendra e Moskës, i ngjante një kështjelle të fortifikuar ditën e dielë të zgjedhjeve (04.03.2012). Mijëra policë kishin rrethuar krejtësisht Kremlinin, Sheshin e Kuq dhe disa rrugë të tjera, ku Putini festoi në mbrëmje vonë para mijëra përkrahësve fitoren e tij si superstar. Komisioni Qendror i zgjedhjeve u rrethua nga automjete të rënda. Aty u bë i ditur rezultati paraprak i zgjedhjeve.

Sa e pastër është fitorja e Putinit?

Putini festoi në mbrëmje vonë para mijëra përkrahësve fitoren e tij si superstar

´Putini festoi në mbrëmje vonë para mijëra përkrahësve fitoren e tij si superstar

Dy të tretat e rreth 110 milionë rusëve me të drejtë vote duhet t`ia kenë dhënë votën Putinit. Imazhi i tij i një njeriu që punon, i pëlqen shumë rusëve, siç thotë kjo grua e moshuar: "Unë ia kam dhënë votën atij, sepse ai është një udhëheqës i fortë." Kërkush nuk ka dyshime në Rusi se Putini është politikani më i dashur i vendit. Por, a ishin këto zgjedhje vërtet të lira, të ndershme dhe të pastra, siç tha Putini para ithtarëve që e brohorisnin në Moskë?

Opozita mendon ndryshe. Zgjedhjet presidenciale janë legjitime, deklaroi në mbrëmjen e zgjedhjeve kryetari i komunistëve Gennadij Sjuganow, i cili mori sipas të dhënave zyrtare 20 përqind të votave. I gjithë aparati shtetëror ka punuar vetëm për këtë kandidat, Vladimir Putinin. Sjuganow dhe ithtarët e tij flasin për shumë shkelje dhe i referohen vëzhguesve të zgjedhjeve.

Dhjetëra mijëra rusë u angazhuan si vëzhgues zgjedhjesh, si përshembull 24 vjeçari Jakov Lifshic nga Moska. Ai e kreu me ndërgjegje detyrën e tij dhe gjatë hapjes së një qendre votimi në një shkollë të Moskës vërejti parregullsi. "Në listën e zgjedhjeve kishte shenja mbi emra të caktuar. Ne i thamë drejtuesit të komisionit dhe shenjat u fshinë", njofton Lifshic, i cili ka filmuar këtë ngjarje me smartphon-in e tij.

Njoftohen mijëra shkelje

Pas zgjedhjeve është rritur tensioni në Moskë

Pas zgjedhjeve është rritur tensioni në Moskë

Vëzhguesit e zgjedhjeve si Lifshic, janë ata tek të cilët referohen shumë organizata joqeveritare, kur flasin për shkelje gjatë zgjedhjeve presidenciale. Këto shkelje duhet të jenë me mijëra. Shenja të pashpjegueshme në listat e zgjedhjeve, duket të mos jenë ndonjë problem i madh në krahasim me rastet që njoftohen nga qendra të tjera votimesh. Para zhvillimit të zgjedhjeve, siç shihet në kamerat e përdorura për herë të parë gjatë këtyre zgjedhjeve, janë hedhur vota në kutitë e votimeve. Këtë e bëri të ditur në mbrëmje në Moskë Elena Bytshkova, nga aleanca e shoqërisë civile "Për zgjedhje të ndershme".

Edhe vëzhgues të organizatës joqeveritare "Golos" njoftuan për disa parregullsi. Fallsifikimet në zgjedhje janë më të rafinuara se gjatë zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit 2011, thonë ekspertët e "Golos" në Moskë. Shumë shpesh fjala ka qenë për "karuselët", për rastet kur grupe të tëra zgjedhësish kanë votuar disa herë.

Në Komisionin Qendror të zgjedhjeve sundon skepticizmi. Flitet shumë për fallsifikime, por dëshmi për to nuk kanë ardhur ende, thotë nënkryetari Stanislaw Wawilow.

Protesta të hënën

Pas zgjedhjeve është rritur tensioni në Moskë

Pas zgjedhjeve është rritur tensioni në Moskë

Pas zgjedhjeve është rritur tensioni në Moskë. Ditën e hënë (05.03.2012) priten sërish protesta masive. Lëvizja "Për zgjedhje të lira", e cila ka organizuar muajt e fundit demostrata të mëdha me shirita të bardhë si simbole, ka njoftuar se do të zhvillojë më orën 19:00 një manifestim në sheshin Pushkin të Moskës. Rreth 10.000 pjesëmarrës pritet të vijnë.

Ky aksion ka kryesisht rëndësi simbolike, vlerësojnë ekspertët në Moskë. Ai do të tregojë nëse pas zgjedhjeve mund të zhvillohen manifestime paqësore. Një "revolucion të portokallinjtë", si ai i Ukrainës më 2004, nuk do të zhvillohet. Këtë e kanë sqaruar disa herë politikanët dhe funksionarët e lartë rus.

Autor: Roman Goncharenko

Redaktoi: Aida Cama