1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Qetësi e nderë në Tunizi - nisin bisedimet për qeverinë e përkohshme

Pas rrëzimit të presidentit tunizian, Zine El Abidine Ben Ali gjendja në vend është e qetë por ende e nderë. Në Tuniz kanë filluar bisedimet për krijimin e qeverisë së përkoshme edhe me pjesëmarrjen e opozitës.

default

Tanke në rrugët tuniziane

Ndërkohë që në kryeqytetin gati të boshatisur të Tunizisë, Tuniz automatikët e vendosur në Ministrinë e Brendshme janë ende pozicion dhe tanket në gatishmëri, presidenti i përkohshëm tunizian, Foued Mebazaa premtoi ndryshimin demokratik të vendit. "Të gjithë tunizianët duhet të përfshihen pa asnjë përjashtim në procesin politik" tha Mebazaa pas betimit të tij të shtunën. Ai premtoi pluralizëm, demokraci dhe respektim të kushtetutës. Brenda 60 ditësh presidenti Mebazaa duhet të zhvillojë zgjedhjet e parakohshme.

Këshilli kushtetutes e zgjodhi kryetarin e parlamentit, Mebazaa më parë si president të përkohshëm, pasi presidenti Ben Ali pas javësh trazirash dhe viktima në njerëz u largua për në Arabinë Saudite.

Übergangspräsident Mebazaa Tunesien

Presidenti i përkohshëm Fouad Mebazaa

Përpjekje për një qeveri të unitetit kombëtar

Për një kohë të shkurtër e mori detyrën e presidentit, kryeministri Mohamed Ghannouchi. Pas ardhjes në detyrën e presidentit, Mebazaa deklaroi se kryeministri është i ngarkuar tanimë me detyrën e krijimit të qeverisë së përkohshme. Ghannouchi ndërkohë ka filluar të zhvillojë takime me përfaqësues të shumë grupimeve të ndryshme politike në vend për të krijuar "një qeveri të unitetit kombëtar". Kjo u bë e ditur nga Mustapha Ben Jaffar nga organizata Forumi Demokratik për Punë dhe Liri. Edhe gjatë së dielës vazhdojnë bisedimet për qeverinë e re.

Tunesien Unruhen Ministerpräsident Mohamed Ghannouchi

Kryeministri Mohamed Ghannouchi po zhvillon bisedime për qeverinë e unitetit kombëtar

Ndërkohë kryetari i partisë më të madhe islamike të Tunizisë, i cili ndodhet në emigracion, ka bërë të ditur nga Londra se do të kthehet në vend. Rached Ghannouchi nga partia e ndaluar Ennahdha në një bisedë telefonike me agjencinë e lajmeve AFP u shpreh se partitë politike duhet ta zëvendësojnë diktaturën me demokracinë. Ai vetë është i gatshëm të marrë pjesë në qeveri.

Ndërkohë në Tunizi është vendosur qetësia pas vendosjes së ndalimqarkullimit në orët e mbrëmjes. Dyqanet janë të mbyllura, kafenetë janë bosh. Vetëm forcat e sigurisë patrullojnë nëpër qytet. U njoftua edhe për viktimën e parë nga familja e Ben Alisë.

Në një spital të Tunizit vdiq nipi i gruas së Ben Alisë. Një punonjës klinike bëri të ditur se ai ishte plagosur të premten dhe nuk i mbijetoi goditjes.

Reagime nga fqinjët dhe Perëndimi

Kryetari i shtetit libian, Muamar Gaddafi shpehu keqardhjen për rrëzimin e Ben Alisë. Në një fjalim televiziv ai tha se Ben Ali është presidenti i zgjedhur tunizian dhe nuk ka president më të mirë se ai. Në të njëjtën kohë ai i propozoi vendit fqinj, modelin e tij "të demokracisë direkte".

Ndërsa nga Perëndimi vijnë sinjale inkurajimi për Tunizinë. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka bërë thirrje që vendi të ndërtojë tanimë demokracinë. Ajo i ofroi Tunizisë ndihmën gjermane.

Merkel / Bundeskanzlerin / Brüssel

Angela Merkel premton ndihmë nga BE dhe Gjermania

Gjermania dhe BE janë të gatshme të ndihmojnë Tunizinë në këtë fillim të ri, tha ajo. Të shtunën Merkel në një konferencë të partisë kristiandemokrate, CDU në Majnc tha se është i pashmangshëm respektimi i të drejtave të njeriut, lirisë së shtypit dhe garantimi i lirisë së grumbullimit.

Ndërsa qeveria franceze ka lënë të kuptohet se nuk do t'i ofrojë strehim familjarëve të Ben Alisë. Më parë ishte bërë e ditur se vajza e Ben Alisë dhe një nip i tij ndodheshin që nga e enjtja në Disney Land në Paris. Nuk ka arsye që ata të qëndrojnë këtu, tha një zëdhënës i qeverisë.

Gazeta franceze "Le Monde" e komentoi të dielën gjendjen në Tunizi, madje edhe me tone kritike ndaj qeverisë së Parisit: "Regjimet si ai i Ben Alisë shpesh kanë një fund të keq. Të verbrit më të mëdhenj janë ata që nuk duan të shohin realitetin në sy. Opozita në Tunizi për vite me radhë duroi tortura, goditje dhe brutalitete të tjera, por në Paris askush nuk dëgjonte. Në emër të një real-politike të pakuptueshme, Parisi i bënte lëshime Ben Alisë, me pretekstin se ai mbron vendin nga islamistët. "

AG/Arapi

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

DW.COM

  • Data 16.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zyGX
  • Data 16.01.2011
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/zyGX