1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Qeset e plasmasit një helm për mjedisin

Rreth 200 qese në vit konsumon çdo qytetar i BE-së. Kjo është shumë sipas BE-së, ndaj janë menduar rregulla të reja për kufizimin e përdorimit të tyre.

Plastika kontaminon detrat, lumenjtë dhe natyrën. Parlamenti i BE-së do që të kufizohet fluksi i konsumit të qeseve plastike. Deri në vitin 2019 qytetarët e BE-së duhet të përdorin 80% më pak qese plastike. Më 16 prill 2014 parlamentarët në Strasburg vendosën për projektligjin përkatës. Megjithatë ky vendim nuk është përfundimtar. Parlamenti duhet të negociojë fillimisht me qeveritë e vendeve anëtare. Bisedimet do të nisin në verë pas zgjedhjeve për Parlamentin Europian.

Dëmi për mjedisin

Ajo jeton mesatarisht vetëm 25 minuta. Më pas ajo përfundon bashkë me shumë të tjera në koshin e plehrave. Ky është fati i qeseve të plasmasit. Një bilionë copë qese plasmasi konsumohen çdo vit në mbarë botën - këtë shifër përllogarit organizata gjermane Ndihma për Mjedisin. Vetëm 10% e tyre riciklohen.

Vetëm në vitin 2010 në Europë, sipas të dhënave të Ndihmës Gjermane për Mjedisin, janë prodhuar gjithsej 750.000 ton qese plastike, që përdoren vetëm një herë. Kjo peshë i korrespondon peshës së 625.000 veturave së bashku. Ajo që është më e dëmshja tek qeset e plasmasit: Plastika kërkon disa qindra vjet, derisa të asgjësohet plotësisht, ndërkohë që një biletë autobusi prej letre p.sh. mund të asgjësohet vetëm për pak javë. Madje edhe kanaçet e teneqesë, sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Lundrimin e Anijeve, mund të asgjësohen brenda rreth 100 vjetësh.

Brasilien Müll

Mal mbeturinash në Brazil

Komisioni i BE-së kërkon të përdoren më pak qese plastike!

Komisioni i BE-së do ta kufizojë përdorimin e qeseve plastike. Komisioneri i Mjedisit Janez Potocnik kërkon, që shtetet e BE-s-ë në të ardhmen madje ta ndalojnë përdorimin e qeseve plastike. Plani i deritanishëm parashikon, që konsumi i qeseve të holla të plasmasit në pesë vitet e ardhshme të ulet me 80%. "Qeset e plasmasit janë një simbol i shoqërisë sonë të konsumit", thotë Potocnik. "Ne i përdorim ato fare shkurt, por ato e dëmtojnë mjedisin për shekuj."

Por jo vetëm Europa përballet me mbeturinat plastike. Në fokus po dalin gjithnjë e më shumë edhe vendet në ekspansion ekonomik. Sa më i pasur një vend, aq më shumë rritet prodhimi i mbeturinave në të, sepse prodhohen më shumë produkte. Benjamin Bongardt, nga Lidhja Gjermane për Mbrojtjen e Natyrës e konsideron këtë dukuri tipike për vendet azitiake në ekspansion ekonomik.
Vende si Indonezia dhe Filipinet kanë vërtetë mjaftueshëm para për të prodhuar, por në to mungon kultura e menaxhimit të mbeturinave. Veçanërisht rëndë i prek kjo qytetet. Daniel Hoornweg nga Universiteti i Ontarios në SHBA, dhe kolegët e tij shkruajnë në revistën shkencore"Nature", se banorët e qyteteve prodhojnë dyfsihin e mbeturinave në krahasim me banorët e zonave rurale. Deponitë e mbeturinave si Laogang në Shanghai (Kinë) dhe Bordo Poniente në Mexiko-City (Meksiskë) konkurrojnë për të marrë titullin kampion si deponitë më të mëdha në botë. Në to derdhen çdo ditë afërisht rreth 10.000 ton mbeturina.


Kryeqyteti i Ruandës Kigali dikur përballej me problemin e mbeturinave plastike, që ishin të përhapura kudo duke ndotur rrugët e duke bllokuar kanalizimet. Por sot Kigali është ndër qytetet më të pastra të Afrikës. Madje politika e qytetit u nderua para pesë vjetësh nga OKB-ja me çmimin "Habitat Scoll of Honor" për tolerancën zero ndaj plastikës.


Kush udhëton sot për në Ruandë, duhet të llogarisë me kontrolle rigoroze të bagazhit. Nëse kontrollorët gjejnë në bagazh qese plastike i grumbullojnë dhe i asgjësojnë ato menjëherë. "Duket se kjo taktikë funksionon në Ruandë, ndonëse është e lidhur me shumë punë kontrollesh. Taksat për qeset, që aplikohen në Danimarkë apo në Finlandë megjithatë mund të jenë më efikase", thotë Gunsilius.

Irlanda model me taksën për qeset


Një shembull pozitiv europian është Irlanda, qeveria e së cilës ka vendosur taksën prej 22 Cent për çdo qese plastike. "Taksat nuk janë vendosur për të mbushur arkën e shtetit, por për të ndryshuar sjelljen e qytetarëve. Qëkurse është vendosur taksa, atje prodhohen më pak qese plastike", vë në dukje Bongardt. Konsumi i qeseve plastike për frymë nga 328 në vit aktualisht ka rënë në 20. Krahasuar me mesataren e BE-së kjo është një shifër e konsiderueshme, sipas një studimi të Komisionit të BE-së, çdo qytetar konsumon 198 qese në vit.


Në Mexiko-City politika i ka ndaluar qeset plastike. Pronarët e dyqaneve gjobiten, nëse u japin qese falas klientëve të tyre. Por sipas ekspertit Gunsilius, ndalimi jo gjithmonë ka efekt: "Në shumë vende mungon vetëdija për dëmin, që shkaktojnë mbeturinat plastike. Ndaj shumë vende nuk e shohin detyrimisht të nevojshme, që të pakësojnë përdorimin e qeseve plastike. Ndalimi apo taksat kanë efekt, nëse popullsia dhe industria i pranon ato."