1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qendrime kontradiktore në Serbi për protokollin me Eulex-in

Pas paralajmërimeve të qeverisë së Kosovës se nuk do ta pranojë Protokollin me Ministrinë e Brendshme serbe, shefi i EULEX-it, Ive de Kermabon kërkoi të takohet të enjten me presidentin Sejdiu e kryeministrin Thaçi.

Kreu i Eulex-it, Iv de Kermabo ka kërkuar takim me krerët politikë të Kosovës, për t'i sqaruar për protokollin me Serbinë

Kreu i Eulex-it, Iv de Kermabo ka kërkuar takim me krerët politikë të Kosovës, për t'i sqaruar për protokollin me Serbinë

Pas nënshkrimit dokumenti do të mbetet në fuqi deri në përfundimin e mandatit të EULEX-it

Në propozimin e përgatitur për nënshkrim mes EULEX-it dhe përfaqësuesve të Serbisë parashikohet zhvillimi i bashkëpunimit policor në luftën kundër aktiviteteve ilegale dhe shkëmbimi i informacioneve. Bashkëpunimi duhet të zhvillohet sipas Rezolutës 1244 të KS të OKB-së për Kosovën, duke pasur parasysh edhe raportin e Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, të 24 nëntorit të vitit 2008. Dokumenti pas nënshkrimit është parashikuar të mbetet në fuqi deri në përfundimin e mandatit të misionit të BE-së në Kosovë, EULEX, apo deri një muaj pas një kundërshtimi të njërës prej palëve nënshkruese.

Pala serbe konfirmon se dokumenti është bazuar në gjashtë pikat e paraqitura nga Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon për policinë, gjykata dhe doganat. Institucionet e Kosovës e kanë refuzuar këtë plan.

Ministri Daçiq : protokolli bazohet në Rezolutën 1244 e planin gjashtë pikësh të Ban Ki Moon-it

Qeveria e Serbisë shpreh gatishmërinë për nënshkrimin e dokumentit me shpjegimin se ai nuk parashikon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Minisitri i brendshëm Ivica Daçiq, e quajti të domosdoshëm bashkëpunimin operativ me EULEX-in. Ai bëri të ditur se nënshkrimi i protokollit të bashkëpunimit është kusht për futjen e Serbisë në "listën e bardhë të Shengenit", për liberalizimin e vizave. Daçiq konfirmoi se protokolli bazohet në Rezolutën 1244 dhe planin gjashtë pikësh të sekretarit Ban Ki Moon, duke shtuar se bashkëpunimi operativ mes policive është zhvilluar edhe më parë.

Ministri serb pohon se Beogradi ka rënë dakord me EULEX-in për nënshkrimin e këtij dokumenti, sepse institucionet e Kosovës nuk janë palë nënshkruese.

'EULEX-i dërgon me këtë protokoll një sinjal të qartë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës'

Analisti Zoran Dragishiq thotë se nënshkrimi i këtij protokolli për Serbinë do të kishte dobi të shumëfishtë, me shpjegimin se një prej kanaleve më të rëndësishme të kriminalitetit kalon nëpër Kosovë. Ndërkohë që sipas tij, EULEX-i dërgon me këtë protokoll një sinjal të qartë se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Opozita serbe është e mendimit të kundërt. Radikalët pohojnë se me EULEX-in nuk duhet të nënshkruhet asnjë dokument, sepse ai duhet të trajtohet si okupator. Nga qeveria kërkohet që të respektojë Kushtetutën dhe integritetin territorial të Serbisë dhe të mos nënshkruajë dokumente me organizatat që nuk e kanë marrë legjitimitetin prej këtij vendi.

Autor: Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 19.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JEKf
  • Data 19.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JEKf