1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Qendra e Bangkokut i shpëton katastrofës - Ndizet debati politik për rindërtimin

Qendra e qytetit në Bangkok arrin në prag të katastrofës. Lumi Chao Phraya ka dalë nga shtrati, por megjithatë qendra tregtare mbeti e pa lagur. Sidoqoftë dëmi i shkaktuar prej vërshimeve është gjigant.

default

Niveli i ujit në Chinatoën si dhe në rrugët mes lumit Chao Praya dhe Pallatit të vjetër Mbretëror ka arritur në rreth tridhjetë centimetra. Ndonëse nuk ndodhi përmbytja e të gjithë qendrës së qytetit në Bangkok siç parashikohej, në disa lagje afër qendrës ka pasur vërshim, por barrikadat me thasë rëre po e mbajnë ujin larg shtëpive.  Të shtunën në mbrëmje (29.10.) Chao Praya vërshoi lehtë përtej digave. Situata ishte parashikuar shumë më e rëndë, por edhe të dielën (30.10.) niveli i ujit ishte i kontrollueshëm. Kryeministrja e Tajlandës Yingluck Shinawatra është optimiste: “Situata pritet të qetësohet deri pasnesër [1.11.]. Deri atëherë ne duhet të jemi vigjilentë, por megjithatë vërshimi nga deti nuk do të jetë në këtë nivel si deri më tani. Nëse nuk do të ketë reshje të fuqishme apo stuhi, atëherë nuk do të ndodhë më gjë në qendër të qytetit.“

Übeschwemmung Thailand Bangkok

Por drejtori i turizmit është i pakënaqur. Hotelet janë zbrazur, politika e informacionit të qeverisë nuk ka qenë si duhet, thotë Tina Liu menaxhere e hotelit Sheraton, që ndodhet direkt pranë lumit: “Unë shpresoj, që qeveria ta përballojë tani problemin e vërshimeve. Kohët e fundit ka pasur mjaft tollovi dhe nuk nuk ishte e qartë se çfarë msash duhen marrë. Rezultati i kësaj është tani pasiguria e shkaktuar tek të gjithë.“

Nis të bjerë niveli i ujit  në zonat e përmbytura, por rritet toni i debatit politik

Disa lagje në veri të Bangkokut vazhdojnë të jenë nën ujë si p.sh. lagja Thon Buri ne perëndim të lumit Chao Praya. Këtu do të duhen gati dy javë derisa uji të tërhiqet tërësisht në det. Në provincat veriore të kryeqytetit në Pathum Tani apo në Attuthaya niveli i ujit ka nisur të bjerë gradualisht.

Überschwemmung Thailand Bangkok

Në Bangkok po nis tani debati për financimin e rindërtimit të provincave të shkatërruara. Të paktën katër miliardë dëm është shkaktuar sipas përllogaritjeve, janë rrezikuar qindra mijëra vende pune, sepse prodhimi në zonat e industrializuara të vërshimeve është paralizuar.  Shoqata e sipërmarrjeve të Tajlandës në fundjavë (29./30.10.) i bëri thirrje qeverisë, që të heqë dorë prej zbatimit të premtimeve elektorale në mënyrë që të kursejë para: Yingluck Shinawtara u pati premtuar zgjedhësve në radhët e popullsisë së varfër, se do të rrisë pagat minimale si dhe uljen e çmimit të orizit. Uji po tërhiqet gradualisht nga zonat e përmbytura, por ndërkohë në Tajlandë po nis debati i zjarrtë politik.

Autor: Udo Schmidt / Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Esat Ahmeti