1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Qëndrimi gjerman ndaj luftës në Irak

Qëndrimi i gjermanëve ndaj luftës në Irak është i dyzuar. Ata pranojnë rrëzimin e diktatorit Sadam Husein, por nga ana tjetër mbizotëron mendimi, se lufta nuk ishte e drejtë nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare.

Not Welcome Mr. Bush

"Not Welcome Mr. Bush" Demostratë kundër Bushit dhe luftës në Irak, Kasel 2005

Gerhard Schröder i fitoi zgjedhjet parlamentare në vitin 2002 me JO-në ndaj luftës në Irak, por edhe pas ardhjes së Merkelit në pushtet vitin 2005, Gjermania nuk ka dërguar ushtarë në këtë vend

Gjermania është kundër luftës në Irak, ajo as nuk do të dërgojë ushtarë dhe as nuk do ta mbështesë financiarisht. Me këtë deklaratë ish-kancelari gjerman Gerhard Shrëder siguroi fitoren edhe një herë si kancelar i Gjermanisë në vitin 2002. “Ne nuk do të jemi në dispozicion për aventura, koha e dipolomacisë së çeqeve, të dashur zonja dhe zotërinj ka amrrë fund. .” Gjermanët ishin pro luftës në Afganistan pas ngjarjeve të 11 shtatorit, por mprehja e shpatës kundër Sadam Huseinit në Gjermani nuk u prit mirë. Fajësimet kundër Huseinit dukeshin si tepër të shpikura.
Angela Merkel kryetare e opozitës së atëhershme u tregua atëherë e kujdesshme, ajo nuk kritikoi JO-në kudnër luftës, por faktin që Shrëder nuk i rakordoi veprimet me partnerët evropianë. Kjo çoi në ndarjen e Evropës, me fjalët arrogante të ish-ministrit të mbrojtjes, Ramsfeld, në Evropë të vjetër dhe atë të re.
Në mars të vitit 2003, Merkel e cilësoi në Bundestag luftën si dështim të diplomacisë dhe politikës: “Me vështrimin nga e ardhmja ne po bëjmë të gjitha përpjekjet që fuqia dhe aftësia vepruese e Bashkimit evropian, aleanca transatlantike e Kombeve të Bashkuara të rigjallërohet sërish."
Kur u bë i ditur fakti që gjatë luftës në Irak shërbimi sekret gjerman kishte furnizuar me informacione shërbimet sekrete amerikane, ministri i jashtëm gjerman. Shtajnmajer, atëherë koordinator i Shrëderit për shërbimin sekret, mbrojti këtë bashkëpunim duke e quajtur të drejtë: SHBA-të megjithë diferencat e asaj kohe mbeten partneri dhe aleati ynë. Ai ishte i drejtë sepse armiku ynë i përbashkët ishte dhe është terrorizmi ndërkombëtar."

  • Data 20.03.2008
  • Autor Peter Stützle (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRlU
  • Data 20.03.2008
  • Autor Peter Stützle (DW Berlin)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DRlU