1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Qëndrimet të pandryshueshme

Me qëndrimet e vjetra dhe të prera pro dhe kundër pavarësisë, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit filluan bisedimet e fundit të drejtëpërdrejta, nën udhëheqejen e trojkës ndërkombëtare.

Prishtinë

Prishtinë

I ngarkuari i BE, Volfgang Ishinnger theksoi se në Baden të Austrisë: "Do të kemi një takim shumë intensiv. Kjo është përpjekja dhe mundësia e fundit që palët sidoqoftë të arrijnë një marrëveshje. Shpresoj se të dyja palët janë të gatshme për shfrytëzimin e këtij shansi."

Shikuar nga deklarimet para fillimit të bisedimeve, palët nuk janë të gatshme për të arritur kompromis. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu u shpreh se delegacioni i Prishtinës nuk do të heqë në asnjë mënyrë dorë nga kërkesa për pavarësi. Lidhur me bisedimet e sotme u deklarua edhe fituesi i zgjedhjeve të fundit parlamentare, Hashim Thaçi i cili theksoi se në takimin e sotëm do të shkëmbehen ide, të cilat mund të çojnë deri tek finalizimi i pavarësisë së Kosovës. Thaçi nuk pret që trojka ndërkombëtare të paraqesë ndonjë die të re, siç është ajo për statusin neutral sipas modelit të marrëveshjes së dy gjermanive, të vitit 1972.

Të prerë në qëndrimet e tyre kundër pavarësisë ishin edhe udhëheqësit e delegacionit serb, presidenti Boris Tadiç dhe kryeministri Vojisllav Koshtunica. Tadiç u shpreh se pala serbe ka ofruar modele të ndryshme për zgjidhjen e statusit, që parashikojnë autonomi të lartë të Kosovës. Ai tha se Serbia nuk do të heqë dorë nga pjesë të territorit të saj. Ndërkohë, që kryeministri Koshtunica tha se Serbia është një shtet i lirë, demokratik dhe i njohur ndërkombëtarisht: " Prandaj konkludimi i vetëm është se nuk do të lejojmë që të merret asnjë milimetër i territorit të Serbisë. Jemi mledhur që në bazë të konventave ndërkombëtare, rezolutës 1244 dhe natyrisht kushtetutës së Serbisë, të gjejmë një zgjidhje e cila do t’i kënaqte interesat vitale dhe kombëtare të Serbisë dhe shqiptarëve të Kosovës. Do të bisedojmë për modelin e autonomisë substanciale, i cili mund të na ofrojë drejt arritjes së një kompromisi", theksoi Koshtunica.

Pala serbe ka paralajmëruar se edhe kësaj radhe në tavolinën e bisedimeve do të hedhë modele të ndryshme të autonomisë. Pritet që pala serbe të ofrojë edhe një model tjetër i cili parashikon mbetjen e Kosovës në kuadër të Serbisë dhe rishqyrtimin e statusit të saj pas 29 për 20 vjetët e ardhshme dhe 0 vitesh. Pala kosvare ka kundërshtuar të gjitha këto ide.

DW.COM

  • Data 26.11.2007
  • Autor Bahri Cani, Baden
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CTN4
  • Data 26.11.2007
  • Autor Bahri Cani, Baden
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CTN4