1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Qëndrime të kundërta të palës shqiptare dhe asaj serbe lidhur me çështjen e klinikës për transplantimin e organeve

Prokuroria e Përgjithshme e Shqipërisë e cilëson çështjen e klinikës për transplantime organesh të mbyllur, zëdhënësi i Prokurorisë së Serbisë për krime lufte, Vekariç e quan vendimin pasojë të presioneve politike.

default

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme, prokurori serb për krimet e luftës,Vladimir Vukçeviç nuk lejohet të bëjë hetime në Shqipëri për ekzistencën e një klinike transplatimi organesh në kohën e luftes ne Kosovë, pasi kjo çështje për Prokurorinë e Përgjithshme është mbyllur si e paqenë.

Njoftimi zyrtar, që Prokuroria e Përgjithshme publikoi të mërkurën, më 29 tetor, përgënjeshtron pohimin e Ministres serbe te Drejtësisë, Malloviç, sipas të cilit "gjatë takimit mes Kryeprokurores Ina Rama dhe prokurorit serb për krimet e luftës, Vladimir Vukçeviç, palët ranë dakort të bashkëpunojnë dhe të shkëmbejnë informacionin lidhur me hetimet për transplatim organesh të ushtarëve serbë, në fshatin Gurrë të rrethit të Matit, në periudhën e luftës në Kosovë. Kryeprokurorja, Ina Rama i paraqiti Zotit Vukçeviç rezultatet e inspektimit dhe verifikimit të përbashkët të kryer në vitin 2004 nga prokurorë të Shqipërisë dhe prokurorë të Truibunalit të Hagës. Në raportin e përbashkët në përfundim të misionit, palët konkluduan se të dhënat për të cilat prokurorët e Hages erdhën në Shqipëri, lidhur me atë që mund të kshte ndodhur në fshatin Gurrë, nuk rezultonin të vërteta."

Noftimi zyrtar i Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë u parapri nga një komunikatë shtypi ku bëhej editur refuzimi i kërkeses së Serbisë për të hetuar lidhur me pretendimet e ish-Prokurores së Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte, të ngritura në librin e saj "Gjuetia".

Qëndrimi i palës serbe

Nga ana e tij zëdhënësi i Prokurorisë së Serbisë për krime lufte, Bruno Vekariç pohon se vendimi i prokorures së Shqipërisë Ina Rama për heqjen dorë nga hetimi i mëtejmë për gjoja tregtinë me organet e serbëve të rrëmbyer gjatë luftës, është pasojë e "presioneve politike". Vekariç pohon se Ministria shqiptare e drejtësisë ka refuzuar bashkëpunimin me Serbinë, sa i përket kërkesave të saj për hetimin e dyshimeve për ekzistencën e varrezave dhe llogoreve, ku gjatë apo pas luftës se Kosovës, janë bërë ekzekutimet dhe nxjerrja e organeve të serbëve dhe joshqiptarëve.

Takimi me prokuroren e Shqipërisë Ina Rama ishte korrekt, por shumë shpejt erdhi përgjigja negative e Ministrisë së drejtësisë, thotë Bruno Vekariç: ''Kjo ishte një përgjigje klasike politike. Absolutisht, ata nuk kishin ndonjë vullnet që të merren me këtë çështje, nuk kishin vullnet që ndoshta të vijnë deri tek ndonjë e vërtetë e pakëndshme. Neve nuk na intereson politika, edhe pse për fat të keq tek çdo krim që ka ndodhur, ka një dozë politike, por na interesojnë faktet për këto krime.''

Bruno Vekariç thotë se për këtë çështje me palën shqiptare as më parë nuk ka pasur ndonjë komunikim. Sipas tij Prokuroria nuk do të heqë dorë nga hetimet. Faktet e mbledhura do t'i dërgohen Këshillit të Evropës dhe Kombeve të Bashkuara. Vukariç: "Nuk duhet të ndalemi me kaq. Ekzistojnë gjëra dramatike në këtë lëndë dhe dikush duhet t'i hetojë ato. Kjo nuk do të thotë se të gjitha këto pohime janë të vërteta, por ka të dhëna që atje kanë ndodhur krime të mëdha. Shtrohet pyetja, çfarë ka ndodhur me 300 njerëz të cilët edhe sot evidentohen si të zhdukur.''

Drejtësia nuk duhet të jetë e ngarkuar me politikë. Kjo është rruga më e mirë për zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes shteteve në rajon, pas luftës thotë Vekariç duke shtuar se shembull i mirë i një bashkëpunimi dhe mirëkuptimi është bashkëpunimi i Prokurorisë serbe për krime lufte me kolegët nga Kroacia dhe Bosnje - Hercegovina, të cilët jo shumë larg kishin pozicione diametralisht të kundërta.






  • Data 30.10.2008
  • Autor Ani Ruci/Marina Maksimoviç
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FkLn
  • Data 30.10.2008
  • Autor Ani Ruci/Marina Maksimoviç
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FkLn