1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Qëndrim unanim për zgjidhjen e krizës - Kryetari i rradhës i BE-së Sarkozy, takohet me Bush në Camp David

Presidenti amerikan Bush takohet sot me presidentin francez dhe kryetarin e rradhës së BE-së Sarkozy si edhe me Presidentin e Komisionit Evropian Barroso në Camp David. BE-ja do të luajë një rol kyç në zgjidhjen e krizës

default

Presidenti francez, Sarkozy

Nicolas Sarkozy është në elementin e tij: Ai telefon, administron, udhëton, zhvillon takime, kritikon, lavdëron, merr vendime. Por çka dukej deri më sot si një shfaqje teatrale e tipit "One-Man-Show" është kthyer tani në luftën kundër krizës financiare. Sarkozy deklaron: "Fatmirësisht kaluan kohërat e aksioneve individuale. Duke filluar që tani, do ta menaxhojmë bashkarisht këtë krizë."

Vetëkuptohet që gjithçka do të kryhet në komandën e francezëve. "Supersarko" po përpiqet seriozisht: Takim gjermano-francez, takim i grupit të Zonës së Euro-s, samiti i BE-së dhe tani takim me presidentin amerikan Bush. Gazeta franceze Figaro, e cila njihet për qëndrimin e saj proqeveritar, shkruan se presidenti francez duket si i elektrizuar nga turbulencat e krizës financiare. Të gjitha veprimet e presidentit francez që më parë kritikoheshin si aksione të verbëra, vlerësohen sot me respektin më të lartë:"Evropa nuk ësthë qeverisur kurrë më parë në mënyrë kaq intensive sa aktualisht." Kështu për shembull shefi i grupit të Zonës Euro Jean-Claude Juncker.

Presidenti i Komisionit evropian Barroso mësohet të ketë thënë se do ta zgjasë për një vit mandatin e presidentit francez në krye të BE-së. Duket sikur Nicolas Sarkozy po arrin me sukses të fitojë besimin e opinionit publik. Në Francë simpatia për presidentin ka arritur ndërkohë rekorde të larta: Mbi 60% e francezëve janë të mendimit se presidenti i tyre po e drejton Francën në rrugën e duhur."Ai është energjik dhe duket që do ta çojë diçka deri në fund. Dhe gjërat po lëvizin këtu." Kështu një studente. Ndërkohë një shitës shton:"Mos harrojmë se ai është avokat, pra dikush që di ta mbrojë diçka."

Edhe një mësuese mendon ashtu:"Në fakt Sarkozy nuk më pëlqen shumë, por në këtë rast duhet ta pranoj se ai i involvoi të gjitha palët në bisedime dhe nuk u përqëndrua si zakonisht vetëm tek personi i tij." Por Nicolas Sarkozy ka një grup të fortë me ekspertë dhe asistentë politikë pranë vetes, të cilet me sa duket ai ka filluar t'i dëgjojë me sukses.

  • Data 18.10.2008
  • Autor Angela Ulrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fca7
  • Data 18.10.2008
  • Autor Angela Ulrich
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Fca7