1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Që prej tani ka një strategji globale kundër krizës

Rezultatet e takimit të nivelit të lartë për financat të G-20-ës në Londër i komentojnë sot disa gazeta gjermane.

Protesta dhe demostrata në Londër

Protesta dhe demostrata në Londër

HANNOVERSCHE ALLGEMEINE ZEITUNG konstaton:


"Në Londër, Evropa demonstroi në shkallë botërore, se çfarë është në gjendje të bëjë. Pasi i dyfishtë i luajtur nga Angela Merkel-i dhe Nikolas Sarkozy-a ishte elegant nga ana diplomatike; që Gordon Brown-i do ta shndërronte atë në një kompromis të qëndrueshëm, kjo ishte vendosur që më parë. Por, nuk duhen çmuar vetëm aktorët. Roli i sotëm i Evropës pason një logjikë thuajse të detyrueshme historike. Tregjet financiare të kaluara në superxhiro në SHBA, e shkatërruan pa zgjatur besimin në vetërregullimin e tregjeve. Ndërsa Kina dhe Rusia demonstrojnë faktin se edhe me struktura autoritare nuk mund të imponohet mirëqenie ekonomike në rritje."


Ndërsa MÄRKISCHE ALLGEMEINE, që del në Potsdam konstaton:


"Që prej tani ka një strategji globale kundër krizës. Dhe ndryshe nga vitet 30 të shekullit të fundit, këtë herë qeveritë janë të gatshme të shpenzojnë shumë para, në vend që ta përshpejtojnë rënien ekonomike, përmes një politike kursimi. Nëse do t'i plotësojë shpresat e lidhura me të Fondi Monetar Ndërkombëtar, nëse do të thahen oazet e taksave dhe do t'i nënshtrohen rregullimit fondet Hedge, kjo duhet të shihet në praktikë".

Ja edhe mendimi i FRANKFURTER RUNDSCHAU:


"Rezultati më i gëzueshëm: epoka e derregullimit tani përket definitivisht historisë. Nuk funksionon më iluzioni, pre e të cilit janë bërë që prej fundit të viteve '70 të shekullit të kaluar gjithnjë e më shumë vetë, se tregjet pa rregulla janë të ngjashme me Zotin, ose e shprehur teknikisht, efikase. Besimi, se çmimet e tregjeve financiare pasqyrojnë një dituri më të thellë se sa ajo që mund të zotëronin ndonjëherë njerëzit, nuk të bind më. Prandaj, duhen vendosur sërish rregulla. Tani Fondi Monetar Ndërkombëtar spostohet sërish në qendër të tregjeve financiare. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me spostimin global të pushtetit, fundin e dominancës perëndimore në ekonominë botërore, por edhe me pranimin e faktit se këtë krizë nuk mund ta përballojë i vetëm asnjë vend." (aud/aca/dpa)


  • Data 03.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HPOv
  • Data 03.04.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/HPOv