1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Që parlamenti të jetë zëri i qytetarëve

Bashkëpunimi i Parlamentit, shoqërisë civile e institucioneve të pavarura në procesin legjislativ

Një projekt rajonal i financuar nga qeveria gjermane me 40 mijë euro dhe i realizuar nga prania e OSBE-së në Shqipëri synon të nxisë bashkëpunimin mes Parlamentit, shoqërisë civile dhe institucioneve të pavarura në procesin legjislativ. Zv.ambasadori gjerman në Tiranë , Erik Tintrup, thotë për DW:“Shoqëria civile luan një rol shumë të rëndësishëm në Gjermani dhe angazhimi i saj vlerësohet shumë. Projektin e nxitjes së pjesëmarrjes së shoqërisë civile në Shqipëri në procesin legjislativ e konsideruam shumë të vlefshëm, prandaj edhe ai u financua nga qeveria gjermane. Shqipëria ka një demokraci shumë të re, pak më shumë se 20 vjet. Pjesëmarrja e qytetarëve në procesin legjislativ është e rëndësishme për të gjitha parlamentet e botës dhe jo vetëm për Shqipërinë. Është e rëndësishme që deputetët të dëgjojnë njerëzit e zakonshëm, jo vetëm ditën kur zgjidhen, por edhe gjatë 4 viteve të mandatit. Edhe në Gjermani anëtarëve të Parlamentit u duhet pak kohë të kuptojnë sesi duhet të përfaqësojnë zgjedhësit e tyre. Anëtarët e Parlamentit informohen se për çfarë kanë nevojë njerëzit, organizata e shoqërisë civile, çfarë idesh ata kanë, por nga ana tjetër ndihmon edhe shoqërinë civile të kuptojë, sesi funksionon procesi legjislativ, se sa e rëndësishme është të përcjellin idetë dhe opinionet e tyre jo me gojë, por në mënyrë zyrtare, me shkrim. Pra, kombinon të dyja palët në të mirë të procesit legjislativ, në fund të fundit në hartimin e ligjeve më të mira. Është një process të mësuari nga të dyja palët. Ngjarjet e fundit, psh diskutimet mbi armët kimike të Sirisë, treguan se Parlamenti dhe shoqëria civile duhet të bashkëpunojnë, të dëgjojnë njëri – tjetrin dhe të marrin vendimet së bashku”, thote Zv.ambasadori gjermannë Tiranë , Erik Tintrup.

Për një legjislacion profesional, të shëndetshëm juridikisht dhe jetëgjatë.

Claudia Vollmer, Drejtore e Departamentit të Demokratizimit në praninë e OSB-së në Shqipëri

Claudia Vollmer, Drejtore e Departamentit të Demokratizimit në praninë e OSB-së në Shqipëri

Projekti është dyvjecar dhe tani në dhjetor përfundoi faza e tij e parë. Ai realizohet përmes forumeve dhe bashkëbisedimeve mes deputeteve te një zone elektorale me qytetarët, që i kanë zgjedhur ata. Në Shqipëri janë realizuar 9 syresh gjatë vitit 2013. Claudia Vollmer, Drejtore e Departamentit të Demokratizimit në praninë e OSB-së në Shqipëri, thotë për DW se ideja e realizimit të tyre erdhi nga vetë realiteti shqiptar: “Projekti erdhi si një ide në fillim të vitit të kaluar dhe është rezultat i shumë viteve punë, që ka kryer OSBE me Parlamentin dhe shoqërinë civile. Që në vitin 2002 OSBE punon me strukturat parlamentare për t'i mbështetur dhe ngritur kapacitetet e tyrre. Po kështu edhe me shoqërië civile që në vitin 1997. Nga realiteti vumë re se ka një boshllëk, një vakum midis Parlamentit, që bën punën e tij duke përmirësuar aktivitetin, institucionet e tij, transparencën dhe ka një hapësirë bosh mes parlamentit, të zgjedhurve dhe vetë qytetarëve, zgjedhësve. Parlamenti është zëri i njerëzve, njerëzit zgjedhin deputetë, që duhet të jenë shumë afër qytetarëve, sepse ata janë zgjedhur pikërisht prej tyre. Por nuk ka ndodhur kështu: pas ndryshimit të sistemit elektoral nga maxhoritar në proporcional, kur zyrat e deputeteve ne zonat elektorale nuk ishin më dhe lidhja mes deputeteve dhe qytetareve po bëhej shumë e dobët. Me projektin tonë kemi synuar ta mbushim këtë vaku duke sjellë në takime edhe grupe të shoqërisë civile dhe të ndërtojmë ura komunikimi”, thotë Claudia Vollmer.

Treinim i grupeve të shoqërisë civile për të marrë pjesë në procesin legjislativ

Pas bashkëbisedimeve direkte mes deputetëve dhe qytetarëve, që ky projekt mundësoi, gjatë vitit të ardhshëm ai mendohet të vazhdojë me treinime intensive për grupe të shoqëris civile:“Synimi është që qytetarët të mësojnë të shkruajnë një projektligj, që të marrin pjesë në sesancat e parlamentit për të paraqitur komente për projektligjet. Për të bërë ligje sa më të mira, ligje të kuptueshme, që shprehin nevojat dhe vullnetin e qytetarëve. Kjo i sjell njerëzit më pranë procesit legjislativ, si edhe monitorimit të zbatimit të ligjeve. Qëllimi final është që duke reflektuar kontributin e shoqërisë civile dhe institucioneve të pavarura në procesin e ligjbërjes të hartohet një legjislacion profesional, i shëndetshëm juridikisht dhe mbi të gjitha jetëgjatë”, thotë Claudia Vollmer.