1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Përgatitjet për paketën e BE-së për klimën

Christoph Hasselbach5 Dhjetor 2008

Ministrat e ambjentit të BE-së disktuan të entjen (4.12.) në Bruksel për çështje të diskutueshme e paketës evropiane për klimën. BE do të marrë në mbarë botën një rol pararojë.

https://p.dw.com/p/G9y3
Friends of the Earth, aksion në Bruskel për mbrojtjen e klimës, maj 2007
Friends of the Earth, aksion në Bruskel për mbrojtjen e klimës, maj 2007Fotografi: AP

Deri në fund ishte një ecejake e madhe. Javën e ardhshme kryetarët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të vendosin për paketën e klimës. Një javë më vonë ajo do të aprovohet nga parlamenti. Por akoma aktorë të ndryshëm përpiqen, që të ndikojnë në përmbajtjen e saj.

Samit i BE-së për klimën, Brukesl 8 mars, 2007
Samit i BE-së për klimën, Brukesl 8 mars, 2007Fotografi: AP

Gjermania frenon mbrojtjen e klimës

Gjermania, së paku në sytë e kritikëve të saj, është kthyer nga një pioner në frenues të mbrojtjes së klimës. Sekretari gjerman i shtetit për mjedisin Matthias Machnig, kërkoi të bëhen lëshime për makinat dhe industritë me shfrytëzim intensiv energjie. Përndryshe do të dëmtohej mundësia për konkurrencë.

Polonia ka vështirësitë për të aprovuar paketën

Kryetari franzez i konferencës Jean-Louis Borloo përmendi para Parlamentit Evropian në mënyrë eksplicite Gjermaninë dhe Poloninë si vende të BE-së, që kanë vështirësitë më të mëdha, për të aprovuar paketën e BE-së për klimën. Argumenti i konkurrencës për Borloo nuk vlen.

„Kush pret konferencën e OKB-së për klimën vitin e ardhshëm në Kopenhagen, kush pret krijimin e qeverisë së re amerikane, apo mendon se kriza financiare, ekonomike dhe sociale nuk është momenti i duhur, ai harron se neglizhenca e sotme nesër do të na kushtojë më shumë me mungesë të produktivitetit dhe mosaftësi për të konkurruar."

Centrali atomik Turow në kufirin gjermano - polak
Centrali atomik Turow në kufirin gjermano - polakFotografi: picture-alliance/ dpa

Shumica e shteteve të reja të BE-së në Lindje kanë ende industri të vjetër dhe centrale elektrikë, që lëshojnë shumë dioksid karboni. Nqs ata në të ardhmen do të paguajnë për ndotjen e mjedisit, kjo do t´u binte shumë shtrenjtë, pohon deputeti socialist evropian hungarez , Xhula Hedschi, (Gyula Hegyi).

„Propozimi aktual është shumë i padrejtë ndaj shteteve të reja anëtare. Pas humbjeve në ekonomitë tona popullore ne na nevojitet një kompensim korrekt."

Parimisht pranohet kompensimi. Por një status të posaçëm, si për Poloninë me centralet e saj të shumta me qymyrguri, e kundërshtojnë Gjermania dhe vende të tjera.

Minsitri gjerman i ambientit Sigmar Gabriel në takimin e BE-së për klimën në Luxembourg, 5 qershor 2008
Minsitri gjerman i ambientit Sigmar Gabriel në takimin e BE-së për klimën në Luxembourg, 5 qershor 2008Fotografi: picture-alliance/ dpa

Iniciatori i çmimit alternativ Nobel dhe themeluesi i World Future Council, Jakob von Uexküll, ka hapur para disa ditësh përfaqësinë e organizatës së tij në Bruksel. Von Uexküll u shpreh i zhgënjyer në një intervistë me Deutsche-Welle-n.

„Bashkimi Evropian është një organizatë, që konsiderohet si shembull në botë dhe për fat të keq nuk i justifikon këto pretendime të larta. Eshtë sigurisht absurde, kur tani dëgjon, që presidenti i i ri i SHBA-ve planifikon të nxjerrë në ankand emisionet, çertifikatat e emisioneve, pra të drejtën për të ndotur ambjentin, ndërsa BE do të vazhdojë t´ua japë gratis për vite të tjera industrive me ndotje të larta."

Megjithatë vetëm pas dy javësh mund të thuhet, se si do të jetë me të vertetë paketa e BE-së për klimën.