1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

"Pyetje të parehatshme" - Të drejtat e njeriut në Gjermani nën lupën e OKB-së

Komisioni i Përgjithshëm i Verifikimit pranë Këshillit për të Drejtat e Njeriut në OKB është mbledhur (02.02) në Gjenevë. Përfaqësuesit qeveritarë të Gjermanisë paraqiten me ndjenja të dyzuara në këtë mbledhje.

Salla plenare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë

Salla plenare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë

Si një simbol i ri i politikës së të drejtave të njeriut të OKB-së konsiderohet procedura e përgjithshme e verifikimit, në të cilën marrin pjesë me rotacion në Gjenevë shumë shtete të botës. Qoftë një shtet ligjor demokratik apo një regjim autoritar: që të gjithë duhet të japin llogari përpara Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut lidhur me gjendjen e këtyre të drejtave në vendin e vet. Tani e ka radhën Gjermania.

Gjermania ka shkuar me ndërgjegje të qetë në seancën tri orëshe të dëgjimit, thotë Konrad Sharinger (Scharinger), i dërguari i Gjermanisë në përfaqësinë e OKB-së në Gjenevë: "Ne në Gjermani kemi një bilanc të mirë nga viti i kaluar, sa u përket të drejtave të njeriut. Shkojmë relativisht të sigurtë dhe me mendimin, se seanca do të ketë bilanc pozitiv."

Delegacioni gjerman është i përgatitur mirë për t´i paraqitur një raport të detajuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut. Në këtë raport vlerësohet, se Gjermania ndërmerr gjithçka për mbrojtjen dhe stimulimin e të drejtave të njeriut. Komisariati i lartë për të Drejtat e Njeriut ka paraqitur një raport të vetin për Gjermaninë dhe organizatat joqeveritare gjermane kanë mundur të parashtrojnë zyrtarisht shqetësimet e tyre gjatë përgatitjes së seancës.

Në Këshillin e të Drejtave të Njeriut shumicën e përbëjnë vendet në zhvillim dhe ato në fazën e industralizimit dhe këto vende kanë një perspektivë të vetën ndaj Gjermanisë dhe shteteve të tjera të industrializuara, vë në dukje Volfgang Hajnc (Wolfgang Heinz), anëtar i komisionit të ekspertëve pranë Këshillit të të Drejtave të Njeriut: "Unë mendoj, se ka një sërë vendesh të Jugut, që i konsiderojnë interesante temat që kanë të bëjnë me shtetasit e tyre. Këto vende do të shtrojnë pyetje, se si veprohet me refugjatët. Si qëndron puna me azilkërkuesit. Ato do të shtrojnë pyetje lidhur me migracionin e kanë arësye të forta për ta bërë këtë.

Policia ndalon të punësuar ilegalë në një kantier ndërtimi në Frankfurt mbi Main

Policia ndalon të punësuar ilegalë në një kantier ndërtimi në Frankfurt mbi Main

Ndonjeherë shtrohet edhe çështja e brutalitetit të policisë dhe të sulmeve të policisë, sepse shpesh herë vërehet një tendencë në vendet perëndimore, që policia sillet ndryshe me njerëzit me ngjyrë apo me emigrantët dhe një tjetër qëndrim mban ndaj shtetasve të vendit të vet."

Gjermania është tani për herë të parë objekt diskutimi në këtë nivel në procesin hetimor në OKB për situatën e të drejtave të njeriut. Situata është disi e pazakontë, por një gjë e tillë duhej bërë prej kohësh, mendon Volfgang Hajnci:

"Unë mendoj, se është e rëndësishme, që diskutimet mbi të drejtat e njeriut të mos nisin me konstatimin: "Ne nuk jemi Uganda!", "Ne nuk jemi Kina!", apo "Ne nuk jemi Rusia!". E rëndësishme është të thuhet: Edhe tek ne ka shkelje të të drejtave të njeriut dhe ato duhet të trajtohen me seriozitet. Duhet të shihet, se çfarë informacionesh të besueshme ka? Kush është përgjegjës dhe çfarë duhet bërë më mirë? E rëndësishme është që të dalim prej kornizës së të gjykuarit Gjermania apo Uganda dhe sa u përket të drejtave të njeriut të themi: "Çdo vend, edhe ne! Pra edhe tek ne duhet të kujdesemi, që të jemi aktivë dhe vetëkritikë për të drejtat e njeriut. Edhe ne duhet të bëjmë hapa më tutje, që çështja e të drejtave të njeriut të trajtohet me seriozitet dhe që ajo të mos lihet pasdore duke u konsideruar si një temë e botës së jashtme."

Në fund të këtij provimi që kalojnë vendet paraqitet një raport i detajuar me rekomandimet konkrete për përmirësimin e të drejtave të njeriut në vendin përkatës, e në rastin konkret për Gjermaninë.

  • Data 02.02.2009
  • Autor Claudia Witte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GlbC
  • Data 02.02.2009
  • Autor Claudia Witte
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GlbC