1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

PORTA GJERMANE

Pyetësori: Kryetarja e Bashkisë

Emri: Dr. oec. Dietlind Tiemann

Mosha: 54 (lindur më 30.08.1955)

Vendlindja: Genthin

Gjendja civile: e martuar

Fëmijë: një djalë

Profesioni: Kryetare bashkie

Arsimi:

· Shkolla e Përgjithshme e Mesme Politeknike (1962 – 1970)

· Shkolla e Mesme e Zgjeruar "Johann W. von Goethe" (1970 – 1974)

· Studente e Shkollës së Lartë të Ekonomisë, “Bruno Leuschner” në Berlin, Seksioni Ekonomia popullore (1974 – 1978)

· Përfundim i aspiranturës së paplanifikuar në shkollën e lartë për inxhinierë Mittweida (1987)

Si e filloj ditën unë?

· Ne - im shoq dhe unë - zgjohemi gjithmonë në kohën e duhur, që të kemi të paktën 30 minuta kohë për të ngrënë mëngjes (Shembull: ora 07:30 mëngjesi, kjo do të thotë që duhet të zgjohemi të paktën në orën 06:00)

Çfarë është për mua tipike gjermane?

· Përpikmëria, precizioni

· Thellësia dhe përpjekja për diçka të re

· Nguti, stresi

Po për mua, çfarë është tipike?

· Unë bëj jashtëzakonisht shumë takime dhe zhvilloj shumë biseda direkte

· Jam gjithmonë shumë e fokusuar në synimin tim dhe e pres këtë edhe nga të tjerët.

· Duroj pak kundërshtime, me përjashtim të rastit kur kundërshtimi është mirë i argumentuar.

· Nuk bëhet - nuk ekziston

· Unë bëj shpesh shumë gjëra njëkohësisht.

· Përsa u përket temave dhe problemeve unë dëgjoj bashkëpunëtorët dhe nuk orientohem vetëm te eprorët

· I mendoj punët në lidhje me njëra- tjetrën dhe mbaj në mendje tabllonë e përgjithshme, megjithatë me një dashuri të madhe për detaje.

· Unë i pranoj gabimet, kur i bëj dhe kërkoj falje kur sillem në mënyrë të gabuar.

· Unë jam konsekuente dhe ndjek një vijë – disa thonë edhe që jam këmbëngulëse– dhe përpiqem gjithmonë të fitoj njohuri objektive.

· Shpesh unë jam e lidhur shumë emocionalisht me proceset, veçanërisht kur bëhet fjalë për procese që kanë të bëjnë me fëmijë dhe të rinj, të moshuar dhe njerëz që kanë nevojë për ndihmë.

· Jam shumë praktike si natyrë.

Vetia ime më pozitive është:

· Unë nuk kërkoj kurrë nga të tjerët më shumë se nga vetja dhe prij gjithmonë me shembull vetjak.

· Unë formuloj synime për mua dhe për bashkëpunëtorët dhe punoj së bashku ose në grup intensivisht për realizimin e tyre.

Dobësia ime më e madhe është:

· Herë pas here tregoj më shumë mirëkuptim se duhet, lidhem shumë emocionalisht me punët dhe i përballoj e vetme konfliktet.

· Unë nuk e ndaj ditën e punës gjithmonë në mënyrë të tillë, që gjatë ditës të kem kohë të mjaftueshme për të përpunuar postën, që të studioj literaturë ose të bëj pushim, gjë që bën që të kem nevojë për kohë shtesë në orët e vona të mbrëmjes ose në fundjavë.

Çfarë më pëlqen më shumë të bëj në kohën e lirë?

· Si kryetare bashkie e ke të vështirë ta përkufizosh konceptin "kohë e lirë".

· Për mua kohë e lirë është kur nuk kam takime zyrtare dhe publike.

· Atëherë unë jam e lumtur që kam mundësi të rri në shtëpi, të ndërmarr diçka me tim shoq (me tim bir dhe shoqen e tij)dhe të bëj gjëra për të cilat normalisht nuk më del koha, si për shembull të dal për shëtitje, të eci me biçikletë ose të gatuaj diçka të shijshme.

Cila është gjella ime e preferuar?

· Unë ha me shumë qejf vezë të gatuara me salcë të ëmbël dhe të athët, me patate ose bizele të gjelbra dhe vezë sy mbi to. Po edhe makaronat në çdo formë me salca nga më të ndryshmet janë në menunë time.

Cili lloj muzike më pëlqen të dëgjoj?

· Më pëlqen të dëgjoj muzikë nga Peter Mafay, Michael Jackson ose Helene Fisher, po edhe nga Glenn Miler dhe James Last.

· Unë preferoj shumë muzikën e Ansamblit të Brandenburgut „Jacaranda“.

Për çfarë do të doja të kisha më shumë kohë?

· Për familjen tonë të madhe dhe për miqtë tanë, për oborrin dhe lulet në shtëpi

· Do të më pëlqente edhe të kisha më shumë kohë për të lexuar, për të kërkuar në internet - ose për udhëtime në vende të largëta.

· Dhe natyrisht që do të ishte bukur, po të kisha më shumë kohë për t'u marrë me sport dhe për të qenë më shumë në lëvizje.

Kur mendoj për të ardhmen, atëherë…?

· … si gjithmonë – jam optimiste

· … i shoh të gjitha problemet - me apo pa krizë - si sfida

· … e shoh zhvillimin demografik si pol shansesh.

· … shoh zhvillim pozitiv për “Brandenburgun buzë Havel-it"- tim

Motoja ime në jetë është…?

· Unë punoj dhe jetoj “me zemër dhe arsye"

· Parimi im bazë: t'i marr punët si të vijnë dhe të hap vend duke u mënjanuar

  • Data 08.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NJLI
  • Data 08.05.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NJLI