1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Putini propozon hapjen e zonës së tregtisë së lirë BE-Rusi

Në kuadër të vizitës së tij në Gjermani, kryeministri rus, Vladimir Putin kërkon krijimin e një zone të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian. Të premten Putin takohet edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Putini dhe një pamje simbolike e zonës së tregtisë së lirë, BE-Rusi

Putini dhe një pamje simbolike e zonës së tregtisë së lirë, BE-Rusi

Në kontekstin e një tregu të mundshëm të përbashkët të vendit të tij me BE-në, kryeministri rus, Vladimir Putin i ftuar nga gazeta gjermane "Süddeutsche Zeitung" shkruan në një artikull: "Qëllimi duhet të jetë formimi i një bashkësie ekonomike harmonike nga Lisbona në Vladivostok."

Në artikull thuhet më tej se në të ardhmen do të shtrohej çështja "eventualisht edhe për një zonë të tregtisë së lirë, madje edhe për forma të tjera moderne të integrimit ekonomik."

E nevojshme këtu është një politikë e përbashkët në degën e industrisë. Duhet menduar se si "ne ta vëmë në lëvizje një dallgë të re industrializimi nëpër kontinentin evropian", shkruan Putini. Për këtë sipas tij, ka kuptim krijimi i aleancave strategjike të firmave si për shembull në fushën e ndërtimit të anijeve, automobilëve apo avionëve, në fushën e teknologjisë kozmike, apo në atë të centraleve atomike dhe logjistikës.

BE - Rusi - partnerë të ngushtë, por edhe me një zonë të tregtisë së lirë së shpejti?

BE - Rusi - partnerë të ngushtë, por edhe me një zonë të tregtisë së lirë së shpejti?

Fillimi i një integrimi evropian

Edhe në fushën e furnizimit me energji, Putini dëshiron një kooperim më të ngushtë. Është e nevojshme që të punojmë së bashku në të gjitha fazat e zinxhirit efektiv teknologjik nga hulumtimi e nxitja e resurseve energjitike deri tek furnizimi i konsumatorit, shkuan ai. Përveç kësaj duhet të marrë fund detyrimi i vizës. Liria e lëvizjes pa vizë nuk duhet të jetë fundi, por ajo duhet të manifestojë fillimin e një integrimi të vërtetë të Rusisë dhe Bashkimit Evropian, mendon Vladimir Putin.

Ujdi për anëtarësimin rus në Organizatën Botërore të Tregtisë

Kryeministri rus filloi të enjten një vizitë dyditore në Gjermani. Të premten ai takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Tonet janë miqësore. Në parlamentin gjermane, Merkel tha të mërkurën, se Rusia ka evoluar për Gjermaninë nga një kundërshtar në një partner të Gjermanisë dhe BE-së. Në takimet e Putinit në Gjermani bëhet fjalë edhe për mundësinë e daljes së koncernit energjitik gjerman Eon nga Gazpromi. Eon, investori i huaj më i fuqishëm në Gazprom ka 3,5% aksione të Gazpromit rus. Tanimë ai synon përqëndrimin në tregjet aziatike dhe amerikanojugore.

Pamja nga salla e seancave të OBT-së në Gjenevë

Pamja nga salla e seancave të OBT-së në Gjenevë

Të mërkurën Rusia dhe BE ranë dakord në Bruksel për modalitetet e anëtarësimit të Rusisë në Organizatën Botërore të Tregtisë. Pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, zëvendëskryeministri rus, Igor Shuvalov tha se janë sqaruar të gjitha çështjet dhe nuk asnjë pengesë për anëtarësimin rus në OBT. Rusia deri më tani është vendi i vetëm i fuqishëm ekonomik që nuk është anëtar i kësaj organizate. Moska synon anëtarësimin në OBT vitin e ardhshëm.

Autor: Thomas Grimmer/Lindita Arapi

Redaktoi:Bahri Cani

  • Data 26.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QIU1
  • Data 26.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QIU1