1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Putini pret: Largimi i diplomatëve amerikanë jo menjëherë

30 Dhjetor 2016

Pas vendimit amerikan erdhi fillimisht reagimi rus: Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha se qeveria ruse do të dëbojë 35 diplomatë nga vendi. Por presidenti Putin ka ndërruar me sa duket mendje.

https://p.dw.com/p/2V3MI
Moskau US Botschaft Gebäude
Ambasada amerikane në MoskëFotografi: picture-alliance/dpa/A. Nemenov

Presidenti Putin ka ndërruar me sa duket mendje. Ai ka thënë, se Rusia do të presë me largimin e diplomatëve amerikanë. Fillimisht u bë e ditur të premten (30.12 se si masë hakmarrjeje për largimin e 35 diplomatëve rusë nga SHBA, të cilët duhet të largohen nga Shtetet e Bashkuara brenda 72 orësh, Rusia kërkonte largimin e 35 diplomatëve amerikanë. Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ishte ai që tha në televizionin rus, se qeveria ruse do të dëbojë 35 diplomatë nga vendi. Rusia nuk i pranon akuzat amerikane për sulme kibernetike në fushatën zgjedhore amerikane, që ishte edhe baza e vendimit të presidentit amerikan në largim, Barack Obama për largimin e diplomatëve rusë.