1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Putini paralajmëron nga "katastrofa globale"

Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur kundër rritjes së presionit ndaj Koresë së Veriut përmes sanksioneve të tjera. Pheniani po përgatit ndërkohë testin e ri raketor.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka kundërshtuar qëndrimin amerikan për ashpërsimin e ri të sanksioneve kundër Koresë së Veriut. Ai u shpreh në kuadër të samitit të vendeve të BRICS, vendeve në ekspansion, në Ksiamen të Kinës, se masa të reja ndëshkuese janë "pa kuptim dhe pa efekt". Ato nuk kanë ndikim tek qeveria e Phenianit, vetëm do të rrisin vuajtjen e popullsisë.

Putini u shpreh sërish për një zgjidhje diplomatike të konfliktit me Korenë e Veriut dhe kërkoi që të gjitha palët të ruajnë qetësinë. "Histeria aktuale ushtarake nuk sjell asgjë të mirë, por ajo mund të çojë në një katastrofë globale me shumë viktima", tha Putini. Ai kritikoi SHBA-në. Uashingtoni e vendos Kinën dhe Rusinë në listën e sanksioneve, pret pastaj ndihmë kundër Koresë së Veriut, tha presidenti rus. "Kjo është e paqëlluar, për të thënë më të paktën."

Sipas mediave koreanojugore, Koreja e Veriut po vendos një raketë ndërkontinentale në bregun perëndimor.

la/(afp, dpa, rtr)