1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Putini në Pekin - Rusia dhe Kina intensifikojnë bashkëpunimin

Rusia e Kina rrisin bashkëpunimin në sektorin energjetik, të lëndëve të para dhe ngritjen e infrastrukturës. Kryeministri Putin shkoi të hënën (12.10.) në Pekin, ku do të nënshkruajë një varg marrëveshjes ekonomike.

default

Kryeministri rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Ven Xhibao në Pekin, 13 tetor 2009.

Kryeministri rus Putin kërkon të nxisë marrëdhëniet me Kinën fqinje. Në udhëtimin treditor në Kinë ai shoqërohet nga rreth njëqind përfaqësues firmash. Kontrata me vlerë prej 3,5 miliardë eurosh presin të nënshkruhen. Ato përfshijnë sektorin bankar, transportin, infrastrukturën, ndërtimin dhe kryesisht energjinë.

Zyrtarisht Moskën dhe Pekinin i lidh partneriteti strategjik

Vizitat e ndërsjellta të presidentëve dhe kryeministrave janë në rend të ditës. Një ndër vizitat e para në postin e ri presidenti Medvedev e ndërmori në maj të vitit të kaluar në Kinë. Në atë vizitë ai tha: „Ekonomia jonë energjetike kërkon të zhvillohet. Prioritet ka teknologjia e lartë, energjia atomike, fluturimet në hapësirë, teknologjia informacionit dhe teknologjia nano. Edhe dialogu në fushën e politikës së jashtme. Deklaratat tona të përbashkëta në këtë fushë tregojnë nivelin, që ka arritur bashkëpunimi ynë rajonal edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare. Ky bashkëpunim na ndihmon në çështjet, si për shembull ajo e mbrojtjes raketore."

Russland Präsident Dmitri Medwedew Roter Platz in Moskau

Presidenti rus, Dmitri Medvedev.

Konfliktet ideologjike të viteve 60 dhe 70-të janë harruar.

Madje edhe konflikti kufitar, i cili është shoqëruar pjesërisht me armë, është zgjidhur përfundimisht me marrëveshje. Moska dhe Pekini ndodhen shpesh në një linjë në çështjet e politikës botërore, për shembull në vlerësimet ndaj Iranit. Të dy vendet kritikojnë SHBA-në e kryesuar nga Presidenti Bush. Të dy vendet kërkojnë zgjerimin e rezervave monetare edhe me yuan dhe rubël.

Volumi tregtar midis Rusisë dhe Kinës është gjashtëfishuar që prej vitit 2002 dhe ka arritur në 40 miliardë dollarë. Mbi 50 përqind e eksporteve ruse përbëhet nga nafta. Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve ushtarake përbëjnë vetëm një përqindje të vogël.

Në muajin korrik koncerni rus Rosneft dhe koncerni kinez i energjisë CNPC lidhën një kontratë 20-vjeçare. Rosneft jep naftë, kurse Kina një kredi miliardash. Një biznes i ngjashëm në sektorin e gazit pritet të nënshkruhet tani nga Putini.

Ndërmarrje kineze për përpunimin e lëndëve të para ruse

Që në muajin shtator presidenti kinez Medvedev dhe kolegu i tij rus Hu Jintao nënshkruan një marrëveshje, e cila parashikon që Kina duhet të ngrejë deri në vitin 2019 ndërmarrje për përpunimin e lëndëvë të para ruse, qymyr, minerale dhe metale të çmuara, në rajonet kufitare me Rusinë.

Russland Pipeline Bau in Sibirien

Ndërtimi i një tubacioni gazi në Siberi

Kjo nuk shihet vetëm me sy të mirë. Rusia do t'ia lerë bazën e lëndëve të para Lindjes së Largët dhe Siberinë lindore kinezëve, shkruante gazeta „Wedemosti“. Rusia do të kthehet në rimorkio të Kinës, komenton një specialist i financave.

Kina dhe Rusia kanë kufi të përbashkët prej 4 mijë kilometrash. Ata, që jetojnë në Lindjen e Largët ruse, shohin me zili dhe dyshim fqinjët. Me zili, sepse ata e kanë ekonominë më të suksesshme, e cila rritet edhe në kohë krizash si këtë vit, kur pritet një rritje prej 7,9 përqind. Ekonomia e Rusisë është duke u tkurrur në këtë periudhë me gati 11 përqind. Me dyshim, sepse rreth 4 milionë rusë ndodhen në kufi me 100 milionë kinezë, që jetojnë në provincat veriore kineze. Andrej Puschkarjov, zëvendësshef i gazetës „Zolotoj Rog“ në Vladivostik: „Frika nuk është se papritur kinezët do të dalin me thikë në dorë. Kjo kohë ka kaluar. Rreziku, që ekziston është, nëse qeveria jonë nuk ia del të zhvillojë këtë territor, atëherë ai do të braktiset. Atëherë kinezët mund ta marrin territorin, sepse atje s`do ketë kërkënd. Ndaj gjithë kjo frikë.“

Autor: Esther Hartbrich/Aida Cama

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 13.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K542
  • Data 13.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/K542