1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Putini kritikon rolin e Moskës në lidhje me sulmin nazist ndaj Polonisë

Pak para festimeve për 70 vjetorin e sulmit gjerman ndaj Polonisë, Vladimir Putini artikulon tone pajtuese. Ai i hedh një vështrim kritik politikës së Stalinit.

Më 24.08.1939 MPJ i Rajhut Gjerman, Joachim von Ribbentrop dhe MPJ sovjetik Vjaçeslav Molotov në Moskë paktin gjermano-rus të mossulmimit

Nënshkrimi në Moskë i paktit gjermano-rus të mossulmimit, 24.08.1939

Një tekst të tërheq vëmendjen me përmbajtjen e tij: ajo që u njofton kryeministri rus, Vladimir Putin, polakëve me emrin e tij në një gazetë të madhe polake të hënën (31.08.) nuk përshtatet edhe aq me politikën historike, që është ndjekur muajt e fundit në Rusi: atje është futur në rrugën e miratimit një ligj, i cili dënon me ndëshkim të gjithë ata që "falsifikojnë historinë". Kjo në një kohë, që e gabuar është ajo që nuk përputhet me linjën zyrtare historike ruse, e cila kohët e fundit është treguar sërish miqësore ndaj Stalinit. Në këtë kuadër u preferua që spektatorëve rusë të mos u tregohet një film i regjisorit të shquar polak, Andrej Vajda për masakrën e Katinit (Katyn). Në afërsi të këtij fshati atëherë polak dhe sot rus, njësitë speciale ruse vranë në pranverë të vitit 1940 disa mijëra oficerë dhe civilë polakë.

Fragment nga filmi Katyn i regjisorit polak Adrzej Wajda

Fragment nga filmi "Katyn" i regjisorit polak Adrzej Wajda

Kurse tani: Katyni ishte një "krim", shkruan shkurt dhe qartë Putini, dhe populli rus, vetë viktimë e "totalitarizmit" e kupton shumë mirë sensibilitetin polak për këtë çështje. Pakti Molotov-Ribentrop i vitit 1939 - pra plani për ndarjen e Polonisë midis Gjermanisë dhe Rusisë- është "amoral" dhe ai kritikohet pa dyshim me të drejtë, shkruan Putini.

Një hap i barazpeshuar dhe i karakterizuar nga arsyeja

Bronislav Komorovski, si Sejmmarshall (kryetar i Parlamentit) është një nga përfaqësuesit më të lartë të vendit: "Me lehtësim të madh dhe me shpresë unë mora në dorëzim letrën e Vladimir Putinit. Dhe me kënaqësi, sepse në të ai bën disa konstatime, të cilat janë shumë të rëndësishme për Poloninë. Ai fikson që lufta nisi në vitin 1939 dhe jo vetëm në vitin 1941, që lufta mbrojtëse e Polonisë ishte mbrojtja e parë kundër agresionit gjerman. Së fundi dhe para së gjithash, Putini dënon paktin Molotov-Ribentrop. Ndërkohë, ne dëshirojmë shumë që përfaqësues të shtetit rus t'u flisnin me të njëjtën gjuhë edhe rusëve vetë. Sepse deri tani dëgjonim sinjale krejt të kundërta në diskutimin publik në Rusi. Do të ishte mirë, sikur kjo të ndryshonte."

Veteranë rusë të Luftës II Botërore gjatë një parade në Moskë

Veteranë rusë të Luftës II Botërore gjatë një parade në Moskë

Kjo mbetet të pritet. Më parë, pozicionime dhe publikime të ndryshme ruse kishin shkaktuar zemërim në Poloni, sepse njëherë ato e lëvdojnë në qiell Stalinin, njëherë e paraqitnin Poloninë në një situatë të disfavorshme historike. Krejtësisht, motori i propagandës ruse nuk ka heshtur: pikërisht në përvjetorin e shpërthimit të luftës Moska ka thënë se do të paraqesë "dëshmi arkivore", të cilat tregojnë se Polonia ka qenë e gatshme për t'u lidhur me gjermanët në një kauzë të përbashkët kundër Bashkimit Sovjetik. Megjithatë, përpjekja e dukshme e Putinit për t'i qetësuar valët e zemërimit në prag të aktit festiv pritet me lehtësim në Varshavë.

Ish-ministri i jashtëm polak, Adam Rotfeld: "Përballë propagandës së papritur dhe të pazakontë, ky tani është një hap shumë i barazpeshuar, i cili karakterizohet nga arsyeja. Veçanërisht pozitiv është vlerësimi i pikës aktualisht më të diskutueshme, pikërisht i paktit Ribentrop-Molotov."

I ashpër është Putini në tekst me fuqitë e atëhershme perëndimore: marrëveshjen e Mynihut, e cila i hapi Hitlerit rrugën për në vendin e Sudetëve, ai e quan komplot; lëshimet ndaj Hitlerit asgjësuan të gjitha shpresat për të ndërtuar në Evropë një front të përbashkët antifashist.

Autor: Jan Pallokat / Auron Dodi
Redaktor: Pandeli Pani

  • Data 01.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JN4s
  • Data 01.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/JN4s