1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Putini i bën lajka Bullgarisë

Toni mes Moskës dhe Sofjes ka ndryshuar. Rusia po përdor fjalë miqësore ndaj Bullgarisë. Përse?

Deklarata e kryeministrit bullgar Bojko Borisov në fillim të korrikut tingëlloi si një justifikim: "Është e kuptueshme se presidenti Putin gjykon kaq ashpër për Bullgarinë. Por ne jemi bërë fajtor pa qenë fajtor, sepse nuk është as dëshira jonë, dhe aq më pak qëllimi ynë për të ngrirë marrëdhëniet me Rusinë." Ai e kishte fjalën për sanksionet ekonomike ndaj Kremlinit, që i zbaton edhe Bullgaria si anëtare e BE-së . Borisovi u referohet fjalëve të Putinit në Ankara në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, kur ai papritur njoftoi fundin e projektit shumë të rëndësishëm për Bullgarinë, gazsjellësin "South Stream". Në atë kohë presidenti rus ia kishte hedhur të gjithë fajin për dështimin e projektit Bullgarisë për shkak se vendi nuk kishte qenë në gjendje "të vepronte si shtet i pavarur".

Vladimir Putin dhe Bojko Borisov

Vladimir Putin dhe Bojko Borisov

Tani toni mes Moskës dhe Sofjes ka ndryshuar. Nga fillimi i kësaj jave, tha Putin në Krime: "Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO është një fakt i kryer, ne do ta respektojmë zgjedhjen e popullit bullgar dhe do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Bullgarinë, pavarësisht nga të gjitha çështjet e vështira në kuadër të projekteve të ndryshme, përfshirë edhe gazsjellësin "South Stream". Përveç kësaj, vazhdoi Putini, Rusia dhe Bullgaria kanë qenë historikisht gjithmonë shumë afër. Në Bullgari këto fjalë shihen si "një shenjë e qartë pajtimi" dhe "ton krejtësisht i ri në marrëdhëniet dypalëshe".

Gazsjellësi si instrument politik

Në një koment bërë si rastësisht për Bullgarinë gjatë një aktiviteti zyrtar në Krimenë e aneksuar Putini siguroi se Rusia do t'i zhvillojë marrëdhëniet me Bullgarinë "në të gjitha drejtimet". Me siguri që ai e kishte fjalën vetëm për dy drejtime. Dhe të dyja lidhen me tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit - dhe me pozitën gjeostrategjike të Bullgarisë si anëtare e NATO-s dhe e BE-së.

Njëri drejtim janë projektet ruse për gazsjellësin, të cilat përveç aspektit ekonomik, janë gjithashtu një instrument i rëndësishëm i politikës së jashtme ruse. "Turkish Stream" e shpallur me shumë bujë në Ankara tani duket se thuajse ka marrë fund. Dhe Rusia nuk pretendon më në mënyrë aq kategorike se nga viti 2019 nuk do të rrjedhë më për në Evropë gaz rus nëpërmjet Ukrainës. Në të njëjtën kohë, disa vëzhgues mendojnë, "South Stream" kanë një shans të mirë përsëri. Meqë Moska nuk ka njoftuar ende ndonjë përfundim zyrtar të bashkëpunimit në çështjen "South Stream", bullgarët besojnë se projekti ende mund të shpëtohet. Spekulimet për një ringjallje lidhet dukshëm me burime nga Moska. Për shkak se Rusisë i duhen gazsjellësit si një mjet për të ushtruar presion politik. Dhe Bullgaria mund të luajë në këto plane një rol.

Tubat e gazsjellësit të South Stream në Varna të Bullgarisë

Tubat e gazsjellësit të "South Stream" në Varna të Bullgarisë

Bullgaria midis Lindjes dhe Perëndimit

Drejtimi i dytë ka të bëjë me përpjekjen e Kremlinit për të ndikuar unitetin brenda NATO-s dhe BE-së dhe për t'i ndarë këto dy organizma - si në aspektin e sanksioneve kundër Rusisë, edhe në politikën e sigurisë. Përsëri, Bullgaria është dhe këtu një terren i mirë për "masa të fshehta". Moska vazhdon të ketë në Sofje ende mbështetës me peshë, sidomos në radhët e partisë më të madhe opozitare në parlament. Socialistët bullgarë reaguan jashtëzakonisht të kënaqur me deklaratat e Putinit. Një zëdhënës i partisë tha: "Po duket vazhdimisht qartë që ne na prezantohet vazhdimisht një imazh i gabuar për Rusinë. Prioritetet aktuale të Rusisë janë larg nga imazhi i një shteti agresiv dhe të pamëshirshëm ." Zëdhënësi përsëriti qëndrimin e socialistëve kundër sanksioneve ruse, duke shtuar: "Për shkak të gjendjes së saj gjeopolitike, por edhe për shkak të lidhjeve të thella shpirtërore dhe kulturore me Rusinë, Bullgaria është e predestinuar për të vepruar si ndërmjetëse dhe për të shtensionuar mosmarrëveshjet."

Pjesa më e madhe e bullgarëve do të mirëpriste një rol të tillë të vendit të tyre. Megjithatë, shumica e politikanëve dinë se nuk është realiste të supozojmë se një vend i vogël si Bullgaria papritmas bëhet pajtuesi i madh në skenën ndërkombëtare. Edhe kryeministri Bojko Borisov i Bullgarisë janë sheepishly. Në një intervistë për agjencinë ruse TASS përcakton atë kanë rënë jashtë, ishte që do të merren prej tyre, Bullgaria do të mbështesë Rusia sanksionet jo nga bindja, por nën presion nga jashtë: "Unë i lutem Perëndisë që chefs e mëdha (që do të thotë janë liderët politikë në Bruksel dhe në Uashington -. shënim i redaksisë) për të rënë dakord më shpejt dhe të anulojë sanksionet, "tha Borisov. Deri atëherë, edhe pas deklaratat e fundit të bëra nga Vladimir Putin, Bullgaria mbetet e ndarë, lidhje me politikën ndaj Rusisë.

Pjesa më e madhe e bullgarëve do ta mirëpriste një rol të tillë të vendit të tyre. Megjithatë shumica e politikanëve dinë se nuk është realiste që një vend i vogël si Bullgaria papritmas të bëhet pajtuesi i madh në skenën ndërkombëtare. Edhe kryeministri bullgar Bojko Borisov e pranon këtë me zë të ulët. Në një intervistë për agjencinë ruse TASS atij i shpëtuan nga goja fjalë të tilla si Bullgaria i mbështet sanksionet ndaj Rusisë jo nga bindja, por prej presionit nga jashtë: "Unë i lutem Perëndisë që shefat e mëdhej (pra liderët politikë në Bruksel dhe në Uashington - shënim i autorit) të bien dakord sa më shpejt dhe t'i përfundojnë sanksionet," - tha Borisov. Deri atëherë, edhe pas deklaratave të fundit të Vladimir Putinit, Bullgaria mbetet e ndarë sa i përket politikës së saj ndaj Rusisë.