1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Putini falendëron kabinetin qeveritar dhe administratën e tij për bashkëpunimin

Rusia prej sot do të ketë një president të ri. Dimitrij Medvjedev merr drejtimin e vendit nga paraardhësi i tij Vlladimir Putin

Presidenti i rus Dmitri Medwedew dhe paraardhesi i tij Vlladimir Putin

Presidenti i rus Dmitri Medwedew dhe paraardhesi i tij Vlladimir Putin

Rusia duhet të ketë një udhëheqje më efektive shtetërore dhe të jetësoj pakon e iniciativave në fushën e taksave dhe financave. Kështu u shpreh presidenti rus në largim, Vlladimir Putin në një takim me pjestarët e kabinetit qeveritar dhe udhëheqjen e administratës së Kremlinit. Putin ka falendëruar të gjithë pjesëtarët e qeverisë dhe administratën e Kremlinit për bashkëpunimin dhe i ka dëshiruar shumë sukses presidentit të ri Dimitrij Medvjedev. Në takim merrnin pjesë 31 përfaqëues të udhëheqjes së vendit.


“Ju kam ftuar sot për të ju falendëruar për bashkëpunimin gjatë tetë viteve të kaluara. Përkundër mirëqenjes gjithnjë e në rritje në vend ne nuk duhet të flejmë mbi të arriturat si mbi dafina por t'i jetësojmë detyrat që i kemi parashtruar vetes".


nënvizoi presidenti në largim Vlladimir Putin përt të shtuar se:


"Rusia ndodhet para detyrave të gjithanshme dhe serioze. Këto janë ngritja e një ekonomie inovative dhe rritja e efiçencës së udhëheqjes shtetërore, përforcimi i sistemit pensional dhe formimi i një politike të re të zhvillimit social. Secila prej këtyre detyrave ka të bëj me fatin e miliona qytetarëve tanë. Ne duhet t'i çasemi të vetëdijshëm dhe me përgjegjësi punës për strategjinë afatgjate të zhvillimit të Rusisë dhe të zbatojmë saktë detyrat që i kemi parashtruar vetes. Të gjitha këto na obligojnë për përqëndrim të lartë dhe efiçiencë".


Putin në fund të fjalimit të tij i ka dëshiruar shumë sukses presidentit të ri rus:


"Para nesh ndodhet një punë e madhe dhe intenzive, megjithatë unë jam i bindur që ju jeni të gatshëm për këtë dhe se ne do të arrijmë qëllimin tonë. Dhe natyrisht Dimitrij Medvjedevit i dëshiroj shumë sukses. Faleminderit!".



  • Data 06.05.2008
  • Autor Jablonski, Miroslaw/ RTR Planeta
  • Fjalët kyç Esat Ahmeti Putin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DuiR
  • Data 06.05.2008
  • Autor Jablonski, Miroslaw/ RTR Planeta
  • Fjalët kyç Esat Ahmeti Putin
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DuiR