1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Putini dhe Poroshenko i japin njëri-tjetrit dorën

Ndërkohë që në Minsk zhvilloheshin bisedimet Putin Poroshenko, në Ukrainën lindore pati përsëri luftime të ashpra. Poroshenko bëri thirrje për një plan paqeje, Putini për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Qëllimi i takimin kokë më kokë mes kreut të Kremlinit Vladimir Putin dhe presidentit të Ukrainës Petro Poroshenko është që t'i jepet fund gjakderdhjes në Ukrainë dhe që të kërkohet një kompromis politik. "Në Minsk vendoset fati i botës dhe i Evropës," tha Poroshenko në Minsk. Putini i bëri thirrje Ukrainës për një zgjidhje paqësore të konfliktit, në të cilat kanë vdekur tashmë më shumë se 2000 vetë.

Në fillim të takimit Putini dhe Poroshenko i dhanë para kamerave njëri-tjetrit dorën.

Jo fajësime në publik

Ky ishte takimi i tyre i parë prej gati tre muajsh. Poroshenko bëri thirrje për një plan paqeje dhe sipas agjencive ruse të lajmeve u bëri thirrje anëtarëve të Bashkimit Doganor Euroaziatik - ku bëjnë pjesë Rusia, Bjellorusia dhe Kazakistani - për të marrë pjesë në një konferencë donatorësh për Ukrainën lindore në nevojë. Sipas vëzhguesve Poroshenko dhe Putin i shmangën të paktën gjatë bisedimet në raund të gjerë akuzat dhe fajësimet ndaj njëri tjetrit.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i konsideron bisedimet në Minsk si të suksesshme, njoftoi të martën në mbrëmje agjencia ruse e lajmeve Interfax. Ministri i Jashtëm i Ukrainës Pavel Klimkin tha ndërkohë në Kiev për kanalin televiziv ICTV, se Poroshenko dhe Putini kishin folur edhe për një partneritet të Ukrainës me Bashkimin Evropian. "Diskutimi kishte qenë shumë i vështirë, por interesant", tha Klimkin.

Në Ukrainën lindore vazhdojnë luftimet

Ndërkohë që në kryeqytetin e Bjellorusisë Minsk zhvilloheshin bisedimet me dyer të mbyllura, në Ukrainën lindore pati përsëri luftime të forta. So Kievi zyrtar dhe rebelët njoftuan për luftime të ashpra. Brenda 24 orëve janë vrarë rreth 250 militantë, njoftoi Këshilli i Sigurimit të Ukrainës. Sipas njoftimeve të agjencive ruse që u referohen separatistëve janë vrarë apo të lënduar gjithashtu dhe më shumë se 80 ushtarë dhe më shumë se 40 janë zënë rob. Sipas Këshillit të Sigurimit në Kiev janë vranë gjithashtu dhe katër roje kufitare. Gjatë bombardimeve të qytetit Donetsk janë vrarë edhe tre civilë.