1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Putin shkarkon ministrin e Mbrojtjes

Ministri rus i Mbrojtjes Serxhukov konsiderohej si një nga njerëzit e besuar të presidentit Putin. Tani ai duhet të largohet nga posti pas akuzave për korrupsion.

Presidenti rus Vladimir Puti ka shkarkuar ministrin e Mbrojtjes Anatoli Serxhukov me veprim të menjëhershëm. Pasuesi i tij në post do të jetë guvernatori i Moskës, Sergei Shoigu. Zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov deklaroi se me shkarkimin e Serxhukovit hapet rruga për një hetim të akuzave për korrupsion të ngritura kundër ministrit. Nën dyshim është një sipërmarrje e cila varet nga Ministria e Mbrojtjes. Fjala është për një dëm prej rreth tre miliardë rublash, tha Peskov. Presidenti Putin tha se Ministria e Mbrojtjes nën drejtimin e Serxhukovit ka dështuar në paisjen e mjaftueshmë me banesa të pjesëtarëve të ushtrisë. Një drejtues i ri në krye të ministrisë duhet të vazhdojë punën për zhvillimin dinamik të forcave të armatosura ruse.

Ministri i ri i Mbrojtjes në Rusi, Shoigu.

Ministri i ri i Mbrojtjes në Rusi, Shoigu.

Serxhukov ka qenë më parë shef i autoritetit fiskal në Rusi. Oficerë të ushtrisë me influencë e kanë akuzuar atë në mënyrë të përsëritur se si civil nuk ka njohuri të mjaftueshme për ushtrinë e një fuqie botërore. Ushtria e Rusisë gjendet aktualisht në mes të një prej reformave më të mëdha në historinë e saj.

Presidenti rus Putin me ministrin e ri rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Presidenti rus Putin me ministrin e ri rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu.

Në njoftimet e medieve thuhet se sipas ekspertëve, ndryshimi në krye të Ministrisë së Mbrojtjes forcon ushtarakët e vijës së ashpër në Rusi. Serxhukov ka qenë ministër Mbrojtje kur Putin ishte ende kryeministër. Ai mbeti në kabinet edhe pas zgjedhjes së Putinit president. Spekulime për të ardhmen e Serxhukovit ka pasur që në fund të muajit të kaluar. Në 25 tetor ishin kontrolluar zyra të një firme të kontrolluar nga Ministria e Mbrojtjes.