1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Putin: Rusia ka të drejtën të vendosë ushtrinë në Ukrainën Lindore

Ndërsa në Gjenevë zhvillohen bisedimet për Ukrainën presidenti rus Putin pohoi në televizionin rus praninë e ushtarëve rusë në Krime dhe të drejtën e ndërhyrjes në Ukrainën lindore.

Presidenti rus Vladimir Putin e ka quajtur dërgimin e njësive të armatosura ukrainase në lindje të vendit "një tjetër krim" të udhëheqjes në Kiev.

Në një program televiziv të transmetuar në mbarë vendin Putin i bëri thirrje udhëheqjes ukrainase që të japë garanci për rajonet rusishtfolëse të vendit. Putin tha se shpreson se mund të gjendet një zgjidhje kompromisi në Ukrainë. Por përpjekjet për të gjetur një zgjidhje duhet të vijnë nga Ukraina e jo Rusia, apo nga SHBA-ja.

Në programin "Linjë direkte" presidentit Putin iu dorëzuan 2.500.000 pyetje nga shikuesit e televizionit rus. Emisioni u transmetua në disa kanale televizive dhe radiofonike shtetëtore. Përveç kësaj pati edhe lidhje telefonike të drejtpërdrejta nga të gjitha rajonet e Rusisë.

Putin tha se Rusia ka të drejtë, që të përdorë ushtrinë në Ukrainën Lindore, po ai tha se shpreson që të mos e shfrytëzojë këtë të drejtë dhe kriza të zgjidhet me mjete politike dhe diplomatike.

Ushtarët rusë ishin në Krime

Për herë të parë Putin pranoi se ushtarët rusë kanë qenë në Krime. Ata kanë qenë të pranishëm para dhe gjatë referendumit, tha Putin. "Qëllimi ynë ishte të garantonim zgjedhje të lira."

Marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë kanë qenë të tensionuara edhe para krizës në Ukrainë, tha presidenti Putin në televizionin rus. Rusia nuk mund të bëhet përgjegjëse për këtë. Putini tha se do që t'i rregullojë sërish këto marrëdhënie. Shtetet e Bashkuara duhet të respektojnë interesat e Rusisë.

Vladimir Putin paralajmëroi NATO-n nga zgjerimi në lindje. Rusia e sheh veten të detyruar të japë një përgjigje, nëse Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërtojnë një sistem të mbrojtjes nga raketat në Evropën Lindore. Kjo mund të çojë në një garë armatimesh.

Aneksimi i gadishullit të Krimesë ka qenë një reagim ndaj zgjerimit të Natos në Lindje, tha Putin televizionin rus. "Në qoftë se infrastruktura e një blloku ushtarak i afrohet kufijve tanë, kjo shkakton shqetësime dhe pyetje" - tha Putin - "atëherë ne duhet të marrim pastaj kundër tij.”

Në Gjenevë bëhen përpjekje diplomatike për zgjidhjen e krizës

Në Gjenevë bëhen përpjekje diplomatike për zgjidhjen e krizës

Përpjekje diplomatike në Gjenevë

Putin e cilësoi si shumë të rëndësishëm takimin e Gjenevës me përfaqësues nga BE-ja, SHBA-ja, Rusia dhe Ukraina në Gjenevë. Ministrat e jashtëm të SHBA-së, Rusisë, Ukrainës si dhe e ngarkuara për Politikën e Jashtme të BE-së Catherine Ashton diskutojnë për gjetjen e një zgjidhjeje politike të konfliktit.