1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Putin nuk sheh arsye për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë

Nuk shoh arsye për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë, tha Putin. Presidenti rus, duket se ka pranuar edhe propozimin gjerman për krijimin e një grupi kontakti për Ukrainën.

default

Vladimir Putin, Moskë 04.03.2014

Presidenti rus, Vladimir Putin në një konferencë për media është shprehur i hapur për propozimin gjerman mbi krijimin e një grupi ndërkombëtar të kontaktit për konfliktin në Ukrainë. "Parimisht kjo është e mundur", tha Putin të martën para gazetarëve.

Ndërkohë në konferencën e parë për shtyp mbi Ukrainën të transmentuar drejtpërdrejt në televizionin rus, presidenti Putin e cilësoi ndërrimin e pushtetit atje si puç. Ai tha se populli ukrainas kishte dëshiruar një ndryshim, por "një ndryshim ilegal" nuk mund të pranohet. Në të njëjtën kohë ai bëri të qartë se nuk sheh ndonjë arsye për ndërhyrje ushtarake në Ukrainë. Në të njëjtën kohë Rusia i rezervon vetes "të gjitha mjetet" për të mbrojtur qytetarët e saj në Ukrainë, siç u shpreh Putin. Presidentin ukrainas të rrëzuar nga pushteti, Viktor Janukoviçin ai e sheh ende si përfaqësuesin legjitim të vendit fqinj, edhe pse ai nuk ka më ndonjë të ardhme politike.

Gazprom rrit çmimin e gazit për Ukrainën

Ditët e fundit Rusia kishte grumbulluar një sërë trupash në gadishullin ukrainas të Krimesë, siç ka theksuar Kremlini, për të mbrojtur atje rusët etnikë. Putini i cilësoi këto trupa si "trupa vetëmbrojtëse". Ndërkohë Rusia vazhdon presionin ndaj Ukrainës me mjete ekonomike. Gjigandi energjitik, Gazprom ka bërë të ditur se do të shfuqizojë rabatet e Ukrainës për çmimin e gazit.

Nga prilli Ukraina do të paguajë çmimin e plotë, tha Alexej Miller në Moskë. Ukraina që në mars nuk mund të paguante faturën e gazit dhe ka 1,529 miliardë dollarë borxhe, u shpreh Miller. Pas mosnënshkrimit të marrëveshjes së asociimit me BE-në, Rusia i ofroi Ukrainës një ulje çmimi prej 30% dhe një kredi prej 15 miliardë dollarësh, që ndërkohë është ngrirë.