1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Putin në Berlin për herë të parë pas krizës në Ukrainë

Për herë të parë prej fillimit të krizës në Ukrainë, presidenti rus Putin udhëton në një samit në Berlin.

Russland Merkel und Putin (imago/ITAR-TASS/M. Metzel)

Merkel dhe Putin në Moskë në Maj 2015

Presidenti i Rusisë Putin këtë të mërkurë (19.10) takohet në Berlin me Presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, Presidentin e Francës François Hollande dhe Kancelaren gjermane Angela Merkel, në të ashtuquajturin samiti i Normandisë, për procesin e paqes në lindje të Ukrainës. Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë gjermane, Steffen Seibert. Por bisedimet e së mërkurës pritet të përqëndrohen tek lufta në Siri.

Ai bëri të ditur se në këtë takim do të bëhet fjalë në radhë të parë për zbatimin e Marrëveshjes së Minskut për Ukrainën, si dhe për hapat e tjerë që duhet të bëhen për vendosjen e armëpushimit të plotë dhe arritjen e paqes. Kjo është vizita e parë e Putinit në Berlin, prej fillimit të krizës në Ukrainë.

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert

Zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert

Merkeli ka qenë për vizitë në Moskë në maj 2015, pas aneksimit të Krimesë nga forcat ruse. Zëdhënësi i qeverisë, Seibert e ka konfirmuar të premten se Berlini është një vend ku mund të mbahet një takim i tillë. Vetë Moska e ka përmendur Berlinin si një vend të mundshëm për negociatat e ardhshme, më 19 tetor. Palët kanë pasur mosmarrëveshje të shumta rreth takimit të ardhshëm katërpalësh.

Takimi i fundit është mbajtur në tetor të vitit të kaluar në Paris.

Marrëveshja e Minskut pa rezultatet e shpresuara 

Marrëveshja e paqes është arritur në shkurt të vitit 2015, por deri sot nuk është zbatuar në tërësi dhe nuk i ka arritur rezultatet e shpresuara, që do të rezultonin me marrëveshjen për armëpushimin mes Ukrainës dhe forcave proruse në këtë vend.

Presidenti rus Putin e ka anuluar papritur javën e kaluar një vizitë të planifikuar për këtë të mërkurë në Paris. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se për shtyrjen e kësaj vizite ekzistojnë disa shkaqe. Sipas tij, pala franceze ka hequr nga programi i vizitës disa pika të rëndësishme. Kohët e fundit ka pasur dallime shumë të mëdha mes Francës dhe Rusisë për gjendjen dhe zhvillimet në Siri.