1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Putin fajëson Uashingtonin për protestat në Rusi

Putini merr për bazë si akuzë kundër amerikanëve deklaratat e Clintonit pas zgjedhjeve. Të shtunën (10.12) përsëri do të ketë një protestë të miratuar kundër zgjedhjeve në afërsi të Kremlinit.

Clinton Putin

Fotomontazh Clinton Putin

Mijëra njerëz protestojnë në Rusi kundër zgjedhjeve parlamentare dhe fallsifikimeve të mundshme të rezultateve. Kryeministri Vladimir Putin ditën e enjte (08.12) për herë të parë ka marrë një qëndrim. Për atë është më se e qartë se: Ministrja e Jashtme amerikane Hillary Clinton është bashkëpërgjegjëse për demonstratat. Më parë edhe vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve kishin dhënë vlerësimet e tyre negative për këtë proces për zgjedhjen e Dumës. "Unë kam ndjekur reagimin e parë të partnerit tonë amerikan. Fillimisht ministrja e Jashtme amerikane shprehu një vlerësim të zgjedhjeve tona. Ajo ka thënë se ato nuk ishin as të ndershme, as të drejta. Edhe pse vëzhguesit e OSBE-së nuk kishin paraqitur ende asgjë. Me këtë ajo i dha disa aktivistëve në vendin tonë një sinjal. Dhe ata e kanë marrë këtë sinjal dhe janë bërë aktivë - të mbështetur përmes Ministrisë së Jashtme të SHBA-së”.

Protesta kundër zgjedhjeve

Protesta kundër zgjedhjeve

Zemërgjerësia e Putinit

Zgjedhësit rusë kishin të drejtë të dinin se vota e tyre ishte numëruar në mënyrë të drejtë dhe që ishte marrë parasysh, tha Clinton në kuadër të Konferencës ndërkombëtare për Afganistanin në Bon. Vetëm pasi OSBE kishte dhënë vlerësimin e zgjedhjeve, ministrja e Jashtme amerikane kritikoi zgjedhjet si jo të lira dhe të pandershme. Prej tre ditësh mbahen protesta në Rusi dhe në gjithë vendin janë arrestuar mbi 1000 njerëz. Edhe për këtë Putin tani thotë: "Për protestat në rrugë demokratike, unë dëshiroj të komentoj si më poshtë: Nëse qytetarët veprojnë brenda ligjit, ata kanë natyrisht të drejtë të shprehin mendimin e tyre. Ne nuk mund të kufizojmë asnjërin në të drejtat e tij.““

Putini kritikon opozitarët

Megjithatë pas demonstratës së parë në ditën pas zgjedhjeve të gjitha protestat e mëpasme në Moskë u ndaluan. Të shtunën (10.12) përsëri do të ketë një demonstratë të miratuar në afërsi të Kremlinit. Numrin e pjesëmarrësve autoritetet e kanë kufizuar në 300 - por rrjetet sociale në internet tashmë kanë njoftuar për një pjesëmarrje me më shumë se 30.000 njerëz. Disa nga ata që mbështesin protestat veprojnë nga motive egoiste, deklaroi Putin.

Protesta në Rusi

Protesta në Rusi

Në mënyrë indirekte ai e ka fjalën për përfaqësuesit e partive opozitare. Por njerëzit në Rusi nuk kanë interes për një revolucion ose për një grusht shteti. "Ne e dimë gjithashtu se njerëzit në vendin tonë nuk duan asnjë zhvillim si ato në Kirgistan apo në Ukrainë. Askush nuk dëshiron kaos këtu".

Opozita dënoi të enjten (08.12) përsëri arrestimin dhe dënimin e një mase kritikësh të Kremlinit. Këto veprime mbahen si represionet më masive qysh prej fillimit të epokës së Putinit para 11 vjetësh, deklaroi ish-zëvendës- kryeministri rus Boris Nemzov.

Autor: Stefan Laack/Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Lindita Arapi