1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Putin eklipson SHBA në Lindjen e Mesme

Presidenti rus Vladimir Putin është duke parë i kënaqur një rilindje në Lindjen e Mesme. Por pozicioni i Rusisë si një fuqi ndërmjetësuese, mund të jetë një iluzion dhe të mos zgjasë shumë.

I nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, u rendit sipër presidentit të SHBA-së në listën e personave me të fuqishëm në botë të revistës Forbes dhe së shpëjti do të takojë Papën, pra nuk ka qenë aspak një vjeshtë e keqe për Vladimir Putin.

Për të konsoliduar pozicionin e ri të Rusisë si një fuqi ndërmjetësuese Putin ka prekur disa pika të nxheta. Të hënën (18.11.2013), ai foli në telefon me Presidentin sirian Bashar al-Assad dhe atë iranian Hassan Rouhani. Kryeministri Benjamin Netanjahu i Izraelit vizitoi Moskën dy ditë më vonë dhe tani është duke u biseduar për një vizitë të Kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan.

"Rusët janë duke përjetuar rilindjen më Lindjen e Mesme ", thotë Jonathan Eyal, drejtor ndërkombëtar pranë Institutit të Shërbmieve Mbretërore në Britaninë e Madhe. "Ka një nivel frustrimi me Amerikanët, veçanërisht në negociatat me Iranin, ku shumë arabë mendojnë se janë duke shkuar kundër interesave të tyre."

"Është e qartë se Putin ka përdorur një sërë faktorësh që Rusia është hapur kaq shumë", shton Leon Aron, drejtor i Studimeve Ruse pranë Institutit American Enterprise.

Tre kanale: Siri, Egjipt, Iran

Një nga faktorët më spektakolarë ishte triumfi për arritjen e marrveshjes së armëve kimike me Sirinë. Putin arriti të bindte Assadin të dorëzonte armët kimike dhe të shpëtonte atë nga kërcënimet e Sekretarit të Shtetit Amerikan John Kerry. "Kjo ishte më të vërtetë mbreslënëse", thotë Aron.

Ndërkohë Rusia shtriu ndikimin e saj edhe në Egjpit, pasi SHBA ndërpreu ndihmën financiare për ushtrinë egjiptiane pas puçit që iu bë Presidentit Mohammed Morsi. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe ai i Mbrojtjes vizituan javën e shkuar Kajron për të diskutuar një marrveshje për të shitur sisteme mbrojtëse ndaj raketave për ushtrinë egjiptiane. Në të njëjtën kohë Rusia është duke përfituar edhe nga progresi i paparashikuar i bisedimeve për programin bërthamor me Iranin. "Koalicioni nuk ka një mendim të qartë për sanksionet kundër Iranit. Francezët nuk duan të bëjnë lëshime, ndërsa Kongresi Amerikan duket se mund të bëjë ndonjë lëshim. Pra SHBA dobësohet sërish dhe Putin e ka parë gjithnjë Rusinë si një fuqi e madhe kundër Shteteve të Bashkaura", thotë Aron.

Forcë ruse apo dobësi amerikane?

Stephen Sestanovich, specialist rus pranë Këshillit të Mardhënieve me Jashtë në SHBA, thotë se pikëpamja e Putin për rolin e tij, pranohet edhe nga shumë amerikanë. "Deri tani ndjenja dominante tek amerikanët për Putin është negative: ai konsiderohet si anti-amerikan. Ky mendim sigurisht ka të bëjë me arritjet e tij. Ai ka patur sukses atje ku janë tërhequr amerikanët", shkruan ai në një email për DW.

Nga ana tjetër, politika e jashtme e Putin është subjekt i presioneve të tij. Vizita e Netanjahut në Kremlin është pjesë e përpjekjeve ndërkombëtare për të arritur një marrveshje me Iranin. Por Rusia si vend anëtar i grupit 5+1, i cili është duke zhvilluar bisedimet delikate, duket nuk do të ndikojë negativisht në arritjen e një marrveshje, veçanërisht pasi Putin i tha kolegut të tij iranian të hënën se “tani ekziston një shans real për gjetjen e një zgjidhje për këtë problem".

Lilia Shevtsova, eksperte e marrdhënive ndërkombëtare thotë se Putin, ashtu si edhe Obama, shqetësohet edhe për veten. "Për Putin, politika e jashtme është vetëm një mënyrë për të siguruar pushtetin e tij. Shumë njerëz që nuk mbështesin politikat e tij të brendshme, u pëlqen rritja e peshës ndërkombëtare të Rusisë. Rusia po shkon në krizë dhe është duke u munduar ta kompensojë me aktivitetet e huaja", thotë ajo.

SHBA nuk largohet nga Lindja e Mesme

Politika e SHBA pritet të ndryshojë nëse Obama le zyrën në vitin 2016. "Politika e SHBA është shumë e personalizuar. Unë mbaj mend se pas luftës në Vietnam, u tha se SHBA mund të bënte sërish diçka të tillë pas 20 apo 30 vitesh, por pas pesë vitesh në pushtet erdhi Regan dhe gjithëçka ndryshoi sërish", thotë Eyal.

"Ka 101 arsye se pse Amerika nuk do të harrojë Lindjen e Mesme", shton ai, duke listuar tre më të rëndësishmet: mbijetesën e Izraelit, rënëdisnë e sigurimit të energjive për ekonominë globale dhe së treti, armët e shkatërrimit të në mashë dhe ekstremistët islamikë mbeten ende një kërcënim. E sigurisht e gjitha kjo, nuk ndalon Putin të shijojë momentin e tij të lavdisë diplomatike, sado që të zgjatë ajo.