1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Putin dhe Erdogan bisedojnë për energjinë në Ankara

Kryeministri rus Vladimir Putin viziton Ankaranë ku me autoritetet më të larta turke do të bisedojë lidhur me projektet për energjinë. Turqia llogaritet si vendi më i rëndësishëm për furnizimin e Evropës me enegji.

Kryeministri rus Vladimir Putin

Kryeministri rus Vladimir Putin

Kryeministri rus Vadimir Putin ka sot para vetes në Ankara një listë më të gjatë për bisedime lidhur me çështjet e energjisë dhe politikës në Kaukaz. Në vend të parë është projekti Nabucco, përmes së cilit planifikohet që në Turqi të transportohet gazi nga Azerbajxhani, Turkmenistani dhe Iraku. Projekti është ratifikuar para një muaji në Ankara dhe ka për synim zvogëlimin e varësisë së Evropës nga gazi rus. Kapacitetet e tij ende nuk janë të plota, prandaj Rusia ende shpreson se me ndihmën e Turqisë do ta pengojë realizimin e tij të plotë. Një alternativë e gazit rus është edhe ai nga Irani, i cili është furnizuesi i dytë më i madh në botë.

Pritet të bisedohet edhe për centralin atomik turk

Sot do të bisedohet edhe për gazsjellësin Bluestream-2, përmes së cilit gazi rus do të kalojë nëpër territorin e Turqisë deri në Izrael. Pritet që të bisedohet edhe për ardhmërinë e centralit atomik turk. Në konkursin e këtij projekti kontestues ka fituar një kompani ruso-turke, por projektet e Ankarasë dhe Moskës kanë dallime të mëdha. Projekti kontestohet edhe për faktin që Turqia është një prej vendeve të rrezikuara nga termetet.

Do të diskutohet edhe për zhvillimet politike në Kaukaz

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan

Sa i përket çështjeve politike, në rend të parë do të bisedohet për zhvillimet në Kaukaz, ku Rusia dhe Turqia duan të kenë një influencë të madhe. Tema më e rëndësishme është gjendja në Nargni Karabah, i cili është nën kontrollin e Armenisë, ndërsa Azerbajxhani pohon se i takon atij. Anketimi i këtij territori prej Armenisë është bërë me ndihmën ruse. Ankaraja ka lidhje të afërta fetare dhe politike me Azerbajxhanin dhe për këtë shkak ka ndërprerë raportet diplomatike me Erivanin, i cili është i afërt me Moskën.

Muajt e kaluar Turqia dhe Armenia kanë bërë disa hapa të rëndësishëm drejt rivendosjes së bashkëpunimit që është në kundërshtim me qëndrimet në Baku. Kjo mund të ndikojë edhe në raportet mes Rusisë dhe Turqisë.

Autor: Ulrich Pick/Bahri Cani

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi

  • Data 06.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J4fr
  • Data 06.08.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/J4fr