1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Putin demonstron forcën ushtarake

Perëndimi kritikon praninë e Putinit në paradën në Krime me rastin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në 1945. Parada që në kohën e sovjetikëve ka shërbyer për demonstrim të fuqisë ushtarake. As nën Putnin s'ka ndryshim.

Pak orë pas paradës tradicionale në Moskë me rastin e fitores ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore në vitin 1945, kreu i Kremlnit Vladimir Putin udhëtoi për në Krime. Vizita e parë e presidentit rus në Krime, pas aneksimit të saj prej Rusisë dhe të papranuar në nivel ndërkombëtar, shihet nga Perëndimi si një provokim. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen e quajti vizitën si „të papërshtatshme“, në bazë të së drejtës ndërkombëtare. Sipas tij, Krimeja vazhdon të jetë territor ukrainas. Kryetari i grupit parlamentar për politikën e jashtme në Parlamentin e BE-së, Elmar Brok, u shpreh, se kjo është shenjë destablizimi. Kritikë të qartë shprehu edhe kancelarja Angela Merkel. Ndërsa sipas kryeministrit të Ukrainës Arseni Jazenjuk, kjo vizitë është thjeshtë „një provokim“.

Ukraine Krise Putin TV Auftritt 17.04.2014 Sewastopol

Paraqitja e Vladimir putinit në televizion në Sevastopol


Por kjo nuk i bën aspak përshtypje Putinit. Ai mori pjesë në Krime në paradën e 10 anijeve luftarake dhe të 70 avionëve e helikopeterëve ushtarakë. Në televizionin rus shihej, se si ai i shoqëruar prej ministrit të Mbrojtjes Sergej Shogui në portin e Sevastopolit me një anije të bardhë inspektoi një duzinë anijesh luftarake ruse. Gjatë këtij parakalimi ai i përshëndeste skuadrat e veshura me uniforma parade me rastin e „69 vjetorit të fitores në luftën e madhe për atdheun“. Ushtarët i përgjigjeshin me thirrjet ura përshëndetjes së tij. Pas inspektimit të anijeve luftrake disa skuadrilie avionësh luftarakë fluturuan në formacion mbi qytet.

Përpara kësaj shefi i Kremlinit si komandat i Forcave të Armatosura ndoqi paradën ushtarake në sheshin e kuq në qendër të Moskës.Në fjalën e tij të transmetuar në televizion shefi i Kremlinit tha: "9 Maji ka qenë, është dhe do të mbetet dita më e rëndësishme e festës për ne". Duke iu drejtuar veteranëve Putin theksoi: Ne jemi krenarë për Ju."
Nga tribuna e nderit paradën e ndoqën edhe një numër i madh ish-luftëtarësh të dekoruar disa herë. Putin theksoi, vullneti i hekurt i popullit sovjetik e ka shpëtuar Europën prej skllavërisë.


Fillimisht kreu i shtetit rus nuk e përmendi krizën në Ukrainë. Ndërkohë që në Ukrainë për shkak të krizës parada tradicionale u anullua. Kievi ndaloi paradat dhe manifestimet e mëdha nisur nga shqetësimi, se "provokatorë" pro-rusë mund t'i atakonin ato. Qeveria e tranzicionit i bëri thirrje popullsisë në të gjithë vendin për vigjilencë të lartë. Ndërsa në lindje të Ukrainës u zhvilluan festimet.
Parada të ngjashme ka pasur edhe në shumë qytete të tjera të Rusisë. Ndër to bëjnë pjesë edhe Sevastopoli dhe Kerç në gadishullin e Krimesë, të cilin së fundi Rusia e aneksoi pavarësisht protestës ndërkombëtare.