1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pushteti shtetëror në Iran ashpërson tonin

Pas protestave të dhunshme pushteti iranian po vepron më me forcë kundër opozitës duke mobilizuar njëkohësisht mbështetësit e tij. Qeveria ka shpallur në të gjithë vendin organizimin e mitingjeve të mbështetësve të saj.

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, dhe Ajatollah Mohamad Golpaigani

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad, dhe Ajatollah Mohamad Golpaigani

Tri ditë pas protestave të opozitës, udhëheqja iraniane bëri thirrje për demonstrata zyrtare. Ato duhet të nxjerrin në pah forcën e establishmentit politik në Republikën Islamike dhe t'i bëjnë të qartë të gjithë botës se Irani ka stabilitet të brendshëm politik. Veç kësaj, protestat drejtohen kundër, siç thuhet "çnderimit të festës së lartë të Ashures" nga përleshjet e së dielës (27.12.)

Manifestime zyrtare me detyrim

Manifestime përkatëse do të ketë në të gjithë vendin. Demonstratat përkatëse organizohen nga "Këshilli për propagandën islame". Paraprakisht, shumë shoqatave studentore, shoqatave të punëtorëve dhe të nëpunësve civilë u duhej të konfirmonin me detyrim pjesëmarrjen në manifestimet e së mërkurës (30.12.)

Demonstrata kryesore në vend, duhet të kryhet, kështu e përcaktoi televizioni shtetëror iranian pasdite, në qendrën e kryeqytetit Teheran: "Për të protestuar kundër çnderimit të festës së shenjtë të Hashures, nesër, në orën 15 do të mbahet në sheshin e Revolucionit në Iran një manifestim i madh. Këshilli ka përcaktuar për demonstruesit këtë rrugë: nga Sheshi Imam Husein, në sheshin Ferdosi deri në Sheshin e Revolucionit."

Demonstratë pro-qeveritare në Iran

Demonstratë pro-qeveritare në Iran

Që të martën (29.12.) pati manifestime të veçanta. Kështu pasdite u mblodhën në Isfahan disa qindra mbështetës të qeverisë, të cilët lëshuan parrulla urrejtjeje kundër të gjithë kundërshtarëve të Republikës Islamike.

Teherani përcjell nota proteste

Të martën pasdite, presidenti i shtetit Mahmud Ahmadinexhad i karakterizoi protestat kritike të fundjavës kundër regjimit si një "varg të neveritshëm mumjesh", të inskenuar nga SHBA dhe Izraeli.

Njëkohësisht, u thirr ambasadori britanik në Ministrinë e Jashtme të Teheranit dhe atij iu përcoll një notë proteste. Qeveria e Londrës akuzohet se ka shpërndarë gënjeshtra. Ministri i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Milliband i quajti shqetësuese protestat, ngjashëm si politikanë nga Gjermania dhe Izraeli. Njëkohësisht ai vlerësoi guximin e demonstruesve dhe kritikoi mospërmbajtjen e forcave të sigurisë. Më parë, ministri i Jashtëm i Iranit, Manusher Motaki e akuzoi Britaninë e Madhe dhe SHBA se mbështeti opozitarët protestues. Ata janë, sipas tij "një minoritet vandalues".

Autor: Ulrich Pick/Auron Dodi
Redaktor: Pandeli Pani

DW.COM

  • Data 30.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LH9v
  • Data 30.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LH9v