1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pushime te ajatollahët

Matthias von Hein17 Gusht 2015

Përfundimi i bisedimeve bërthamore shënoi një hap të rëndësishëm drejt integrimit të Iranit në komunitetin botëror. Pjesë e këtij zhvillimi: rritja e interesit për turizmin. Ka një bum udhëtimesh për në Iran.

https://p.dw.com/p/1GGH5
Fotografi: Jamaran.ir

Përfundimi me sukses i negociatave bërthamore me Iranin në Vjenë në mesin e korrikut nuk shton vetëm në Iran shpresat për lehtësimin apo fundin e sanksioneve. Industria e prodhimit të makinerive, industria e automobilëve dhe e ndërtimit në gjithë botën qëndron gati për të përfituar nga bumi i kërkesës së kombit 80 milionësh. Një sektor gëzohet megjithatë që tani për kërkesën e papritur dhe të lartë: sektori i turizmit.

"Tek ne udhëtimet studimore për në Iran janë katërfishuar nga viti 2013-2014", thotë Manfred Schreiber, menaxheri i operatorit të udhëtimeve Studiosus, në intervistë për DW. Për këtë vit ai pret një rritje prej 25 për qind. Edhe tek rivali Gebeco Irani është një destinacion turistik me shumë rritje që nga viti 2013.

Kurioziteti për diçka të panjohur
Kurioziteti për të panjohurënFotografi: Jamaran.ir

Ndryshime përmes ndërrimit të qeverisë

Shtimi i prezencës së Iranit në media është patsye për rritjen e interesit për Iranin, thotë Rulf Treidel, përgjegjës për Iranin në Gebeco. "Irani perceptohet pozitivisht", thotë ai për DW. "Vihen re ndryshime, ka pasur ndryshim të qeverisë. Kohët e fundit me siguri që priten efekte pozitive nga përfundimi i negociatave për programin bërthamor."

Manfred Schreiber e konfirmon këtë: Mjedisi politik është shumë i rëndësishëm për udhëtimet në Iran. Në fakt gjithmonë ka ekzistuar një farë kërkese madje edhe në kohë politikisht të vështira. "Por me zgjedhjen e presidentit aktual Hassan Rouhani janë thyer digat", thotë eksperti i turizmit.

"Më modernë, se ç'pritej"

Njëra, që është infektuar nga bumi, është Gerlinde Lichtenberg nga Bremeni. Në prill ajo vizitoi Iranin për një javë dhe i vjen keq që nuk pati më shumë kohë në dispozicion. "Thjesht isha kurioze për vendin. Nuk e kisha imagjinuar tmerrësisht të zymtë apo të tmerrshëm, që njerëzit nuk të duan apo ku di unë. Kisha dëgjuar vazhdimisht se njerëzit janë shumë mendjehapur dhe ndaj gjermanëve kanë qenë dhe janë shumë miqësorë", kujton ajo.

Megjithatë 65-vjeçarja ishte e befasuar, "se si të rinjtë dhe njerëzit në moshë të mesme të afroheshin direkt edhe përmes kontaktit fizik. Pra në një shtrëngim duarsh apo me një përqafim lamtumire." Manfred Schreiber e njeh këtë efekt: "Irani ka qenë për vite të tëra një furnizues i përhershëm i titujve negativë të shtypit. Dhe pastaj kur shkojnë atje, atëherë vizitorët çuditen: është një popullsi shumë e çlirët ndaj të huajve. Në qytete ka modernitet, janë më modernë se ç'mund të presësh."

Bildergalerie US-amerikanische Touristen in Jamaran
Fotografi: Jamaran.ir

Janë arritur kufijtë e kapaciteteve

Nëse lehtësohen sanksionet ekonomike kundër Iranit, atëherë edhe turizmi do të vazhdojë të përfitojë, pret menaxheri Treidel. Sepse në infrastrukturë ka një mungesë të madhe investimesh. Gjendja mund të përmirësohej, thotë Treidel: "Edhe në qoftë se janë gjëra të tilla si armaturat në banjot e hotelit. Linjat ajrore, rrugët, autobusët, e gjithë infrastruktura është e kufizuar, ka vuajtur nga dekada sanksionesh, deri te numri i hoteleve, që do të zgjerohet në të ardhmen."

Për ndërtimin e hoteleve megjithatë do të duhet shumë kohë. Situata do të përmirësohet pas dy ose tre vjetësh, thotë Manfred Schreiber. Vendi nuk është i përgatitur për një kërkesë të tillë për turistët. "Për momentin janë arritur kufinjtë e e kapaciteteve."

Këtë e konfirmon edhe Ibrahim Pourfaraj. Kreu i shoqatës së turizmit të Iranit njoftoi së fundi se të gjithë hotelet me katër dhe me pesë yje në pesë qytetet më të mëdha të Iranit janë rezervuar tashmë komplet për vitin e ardhshëm.