1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

PORTA GJERMANE

Punëtori i ndërtimit: Jochen Wörz nga Gruibingeni

Puna e tij shkelet çdo ditë me këmbë dhe makinë: Jochen Wörz ndërton rrugë. Puna midis asfaltit dhe rulit është punë e rëndë fizike. Dhe 12 orë punë në ditë nuk është gjë e rrallë për të.

default

Jochen Wörz nga Gruibingen

Kur Jochen Wërz e nis ditën me një filxhan kafeje dhe një cigare, vështron nga banesa e tij autostradën A8. Kjo autostradë është damari kryesor i komunikacionit në jug të Gjermanisë, ndërmjet Shtutgartit dhe Mynihut. Diku atje jashtë është edhe kantieri i ndërtimit, ku ai do të shtrojë sot rrugën bashkë me kolegët e tij. Punëtori simpatik bën një jetë modeste, në një banesë me qira në katin e dytë. Shtëpia ndodhet në një mal në Gruibingen, një fshat me 2 500 banorë në mes të rajonit Shvebisch Alb, në landin federal Baden Würtemberg. Ai ka lindur në Wiesensteig, 7 km larg që këndej. Të gjithë jetën e ka kaluar këtu.

Babai, që kujdeset vetë për djalin

Gesichter Deutschlands Porträt JoWöP3

Para se 43 vjeçari të dalë nga shtëpia, zgjon djalin e tij nëntëvjeçar Julianin dhe i jep porositë për ditën. Wërz është i divorcuar që prej vitit 2001. Ish-bashkëshortja e tij banon akoma aty pranë. Të dy kujdesen së bashku për të birin. Edhe nëna e Jochen Wërz jeton aty pranë, po ashtu edhe e motra. Edhe ata ndihmojnë në edukimin e Julianit. Vetëm disa qindra metra larg shtëpisë ndodhet qëndra e firmës Moll nga Gruibingen për ndërtime rrugore dhe të nëndheshme. Aty Wërz ka nisur para 27 vjetësh të mësojë zanatin. Tani ai është përgjegjës reparti. Firma ekziston prej 70 vjetësh. Ajo ka ndërkohë më shumë se 100 punonjës. Nga firma nisen për te kantieri i ndërtimit, që ndodhet 40 km larg.

Gesichter Deutschlands Porträt JoWöP2

Wërz dhe ekipi i tij shtrojnë rrugën. Puna e kolonës së tij fillon atëherë, kur të ketë përfunduar dora e parë e punimeve. Jochen Wërz dhe kolegët e tij shtrojnë pastaj dy deri tre centimetër asfalt. Ai është fillimisht 160 gradë i nxehtë. Puna është e vështirë dhe të djersit. Humori, shakatë e bëjnë atë të durueshme.

Pushim i shkurtër, ditë e gjatë

Në orën 10:30 është pushimi. Wërz ka marrë me vete fruta, ca feta bukë, djathtë dhe lloje të ndryshme sallami. Pas një gjysëm ore puna vazhdon, deri sa të bjerë nata. Nganjëherë dita e punës zgjat më shumë se 12 orë, zakonisht nga prilli deri në nëntor. Prej dhjetorit punimet nderpriten për disa muaj për shkak të të ftohtit të dimrit. Atëherë Wërz dhe kolegët e tij marrin kompensim nga zyra e punës, të ashtuquajturat para për kohën e keqe. Wërz merr në atë periudhë vetëm 60% të rrogës së zakonshme. Por ajo mjafton për të shkuar në pushim. Me djalin e tij ai ka qenë biles deri në Egjipt. Wërz e sheh jetën me sytë e të birit. Ai është për të gjithçka. Gjëja më e rëndësishme për të: Juliani duhet të marrë një shkollim të mirë. Për vete Jochen Wërz shpreson të gjejë dikur një dashuri të re.

Gesichter Deutschlands Porträt JoWöP1

Një e përditshme e plotësuar, por e vështirë

Gëzimi më i madh për Jochen Wërz është të vijë në shtëpi pas një dite pune të plotësuar. „Unë e di djali më pret”, thotë ai. Gjella e tij e preferuar janë spetzle, makarona tipike të zonës. Por në shumicën e rasteve Juliani dhe ai duhet të hanë gjëra të ftohta. Nganjëherë Wërz shkon mbrëmjeve në "Tavernën Hirsch“. Pronari është një shok i vjetër shkolle. Në tavolinën e tij fikse Wërz takon shokë dhe të njohur dhe pi me to një gotë birrë. Këtu janë të gjithë njëlloj punëtori, apo shefi, zyrtari apo nëpunësi i vogël. Edhe miqësitë nga koha e rinisë janë për të të rëndësishme. Wërz e do muzikën rock dhe do të shkonte me dëshirë në koncerte roku. Por për fat të keq vetëm rrallë hero vjen ndonjë grup muzikor në Gruibingen. Megjithatë ai nuk do të donte të jetonte askund tjetër.

Autor: Ali Amjad/Angelina Verbica

Redaktoi: Mathias von Hein/Aida Cama

WWW Linke