1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Punëtorët nga Evropa lindore: shpesh gënjehen, mashtrohen dhe kërcënohen

Shfrytëzimi i punës nuk është fenomen i ri - edhe migrantët që vijnë legalisht në Gjermani nga Evropa lindore punojnë shpesh në kushte jonjerëzore. Tani për ata angazhohen sindikatat.

default

Punëtorët nga Evropa lindore: gënjehen, mashtrohen dhe kërcënohen

Shpresat për të fituar shumë para dhe premtimet e mëdha joshin fuqitë punëtore nga Rumania ose Bullgaria, Polonia ose Lituania për të ardhur në Gjermani, ku shpesh i pret një fat krejt tjetër: Punë e rëndë në kushte jo dinjitoze, që paguhet pak ose aspak. Ata përfundojnë kryesisht në sektorin e ndërtimit, industrisë dhe hotelerisë, në firmat e transportit dhe ato të pastrimit, shpjegon Dominique John, drejtor i projektit "Faire Mobilität" të Lidhjes së Sindikatave Gjermane (DGB), në bisedë me Deutsche Wellen.

DGB ka ngritur qendra këshillimi në disa qytete të mëdha, në të cilat të interesuarit marrin ndihmën e duhur. Sipas një studimi të sapopublikuar, shumë migrantë nga Evropa lindore punojnë në kushte më të këqija se kolegët gjermanë. Por, thotë Dominique John: "Ne besojmë se shumë firma marrin punëtorë të huaj në mënyrë sistematike, në mënyrë që të mbajnë të ulta rrogat dhe të këqija kushtet e punës."

Rroga me gati një euro në orë

Sektori i ndërtimit ka shumë raste me punëtorë të paguar pak

Sektori i ndërtimit ka shumë raste me punëtorë të paguar pak

Kështu për shembull ka qenë rasti i 13 punëtorëve nga Rumania, që kanë punuar dy muaj rresht në një kantier ndërtimi në Frankfurt mbi Main. Firma u premtoi atyre një vend të sigurt pune dhe një rrogë bazë prej 1200 eurosh. "Kur ata erdhën këtu, punëdhënësi i mori për dy ditë dokumentat dhe pasaportat," erzählt John, "pastaj atyre iu desh të nënshkruanin disa letra. Faktikisht ata punojnë tani si të vetëpunësuar për një firmë nënkontraktuese."

Puna sezonale është një nga fushat ku keqpërdoren punëtorët e huaj

Puna sezonale është një nga fushat ku keqpërdoren punëtorët e huaj

Në këtë mënyrë ata nuk janë të siguruar nga punëmarrësi për aksidentet apo sëmundjet.

Po mbi të gjitha shefi i ka paguar me disa euro para në dorë, aq sa të mjaftojnë për të ardhur të nesërmen në punë. "Gjithsej ata kanë fituar mbi një euro në orë." DGB dhe sindikatat IG Bau i bëjnë presion firmës kryesore gjermane që t`i paguajë atyre rrogën që meritojnë.

Njëjtë kanë pësuar në Këln edhe gjashët polakë, për të cilët është kujdesur Horst Küsters. Ai është angazhuar nga sindikata e shërbimeve verdi për rastet e shfrytëzimit ekstrem të punëtorëve. Ata kanë punuar në një firmë për ngritjen e skelave: gjashtë deri shtatë ditë në javë, dhjetë deri në dymbëdhjetë orë në ditë. Por në vend që të merrnin shpërblimin e premtuar ata morrën 50 deri 70 euro në muaj, sa për të ngrënë. "Ata ngushëlloheshin gjitnjë se herën e ardhshme do të marrin më shumë", thotë Küsters për Deutschen Wellen. "Në nëntor dhe dhjetor koha u prish, skelat nuk i kërkonte më njeri. Atëherë nuk u paguan më as këto paratë e ushqimit. Punëtorët i zuri uria. Unë u përpoqa që të merrja ushqime nga organizatat humanitare si Kölner Tafel."

DGB në mbrojtje të punëtorëve të keqtrajtuar

DGB në mbrojtje të punëtorëve të keqtrajtuar

Kur burrat iu drejtuan sindikatës, ishin kërcënuar nga ish punëdhënësi. "Tek ata u shfaq një trupë komando e firmës nënkontraktuese me katër djem të fortë. Ata u përpoqën që të hynin me zor në banesë." Polaku i nevrikosur nuk e dinte se mund të merrte në telefon policinë, tregon Küsters. Firma nënkontraktuese ka marrë një akuzë për proces penal dhe me ndihmën e sindikatës Gjykata e Punës në Këln kërkon që t`ju japë punëtorëve atë që meritojnë.

Solidaritet dhe interesi i vet

Punëtorët nga Evropa lindore nuk janë anëtarë të sindikatave dhe nuk paguajnë kontributet mujore në to. Pse luftojnë sindikatat për të drejtat e tyre? "Në shenjë solidariteti me njerëzit që janë mashtruar dhe nuk kanë marrë shpërblimin për punën e bërë, dhe për drejtësi", thekson Horst Küsters: "Solidaritet dhe drejtësi- këto janë vlerat e vjetra të sindikatës." Por në to ekziston edhe një interes i veti, sigurisht thotë Dominique John nga DGB.

"Punëmarrësit që janë të organizuar në sindikatat gjermane kanë sigurisht një interes tek ato. Sepse punonjësit që vijnën nga vendet e tjera në tregun gjerman të punës, duhet të integrohen, në mënyrë që të mos punojnë me shpërblime të ulta. Kjo është në interesin tonë. Prandaj ne punojmë për të dhënë këtë ndihmë." DGB do ta zgjerojë në të ardhmen rrjetin e këshilluesve.

Migrantët janë kolegë jo konkurentë

Kjo qasje e sindikatave është relativisht e re: Për një kohë të gjatë sindikatat i kanë trajtuar këta punëtorë si migrantë ilegalë, që punojnë në të zezë dhe që marrin punën e vendalinjve. Tani ata i shohin migrantët si kolegë dhe jo si konkurentë, thotë Norbert Cyrus nga Instituti i Hamburgut për studimet sociale. Ai e përshëndet këtë zhvillim. Sipas mendimit të tij, ndihma që ofrohet për ata që shfrytëzohen në tregun gjerman të punës duhet të zgjerohet dhe duhet të tërhiqen në to edhe shoqata humanitare dhe organizatat e migrantëve.