1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Punëtorë mysafirë në dyert e Gjermanisë?

Gjermania ka nevojë për krahë pune, pasi numri i pensionistëve do ta kalojë atë të personave në punë. Por gjermanët i druhen vërshimit të fuqisë së lirë punëtore nga Evropa Lindore dhe një brezi të rinj Gastarbeiter-ish.

Italianët punojnë në Gjermani, gjermanët pushojnë në Itali, 1955

Italianët punojnë në Gjermani, gjermanët pushojnë në Itali, 1955

Në vitin 2004, Britania e Madhe dhe Irlanda i hapën dyert e tyre për punëtorë nga Polonia, Çekia dhe Sllovakia, pasi këto vende u pranuan në BE. Kurse Gjermania do t'ua lejojë punësimin qytetarëve të këtyre vendeve që prej 1 majit të vitit 2011.

Situata është e krahasueshme me konstatimin nëse gota është gjysëm plot apo gjysëm bosh, varësisht nga këndi i vështrimit. Në një kohë kur shumë gjermanë druhen se do t'i humbasin vendet e punës për shkak të punës më të lirë nga Polonia dhe Çekia, gazeta polake "Gazeta Viborca" shtron pyetjen nëse gjermanët do ta boshatisin tregun polak të punës.

"Që kur Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda i hapën kufijtë, ka pasur me të vërtetë një "mungesë" punëtorësh. Në radhë të parë, të rinjtë nxituan për të fituar para dhe përvojë jashtë vendit. Kjo ishte vala e parë, që u largua nga vendi. Unë vërtet e pyes veten se kur do të fillojnë polakët me të vërtetë për t'u larguar në masë nga vendi në drejtim të Gjermanisë. Gjermania nuk ka qenë ndonjëherë një drejtim veçanërisht interesant për polakët", thotë Katherine Daniek nga një zyrë punësimi në Varshavë.

Kudo ka njerëz të detyruar të kërkojnë punë jashtë vendit

Këtë nuk mund ta thotë Kristof Diducku. Edhe në kohën e komunizmit ai punonte në Zvicër, Austri dhe Gjermani. Në një ditë ai fitonte në këto vende aq sa një polak fitonte në një muaj. Por ndërkohë situata ka ndryshuar.

Gastarbeiter - punëtorë mysafirë nga Jugosllavia në Gjermani, 1972

Gastarbeiter - punëtorë mysafirë nga Jugosllavia në Gjermani, 1972

"Sot, vendin e lënë në kërkim të punës vetëm ata që janë të detyruar. Situata aktuale ekonomike megjithatë mbetet shumë e dyshimtë. Të duhet të paguash qeranë, t'i dërgosh para familjes në Poloni - jeta jashtë vendit është shumë e shtrenjtë. Mendoj se po të kesh një profesion të mirë në Poloni, mund të gjesh punë. Në çdo vend ka një grup njerëzish, të cilët janë të detyruar të kërkojnë punë jashtë vendit, por numri i tyre nuk është i madh."

Në Angli polakët janë të kënaqur

Ekonomistët polakë dhe ekspertët besojnë se në katër vitet e ardhshme, në Gjermani do të kërkojnë punë rreth 900 mijë vetë nga Evropa Lindore, dhe prej tyre një gjysmë milioni do të jenë polakë. Pasi Polonia u bë më 2004 anëtare e BE, dy milionë polakë janë larguar nga vendi, për të kërkuar punë. "Pas shokut të parë, britanikët konkluduan që punësimi i këtyre njerëzve funksiononte pa probleme. Polakët bëjnë punë, për të cilat nuk janë të interesuar punëtorët vendas, në sajë të efikasitetit të tyre ata kanë krijuar vende të reja pune."

Në Gjermani, një raport i OECD (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim në Evropë) ka konkluduar se gjatë viteve të ardhshme krahët e punës në Gjermani pritet të pakësohen më shumë se në çdo vend tjetër të industrializuar. Që në vitin 2020 numri i atyre që dalin në pension do të jetë më i lartë se numri i fuqisë së re punëtore. Mungesa nuk mund të plotësohet vetëm me të papunët - nevojiten edhe krahë pune nga jashtë, rekomandohet në studim.

Droja se punëtorët migrantë nga Evropa Lindore mund të bëjnë presion për dumping page dhe ta pushtojnë tregun gjerman, bëri që shumë degë të industrisë të merrnin vendim për të futur një pagë minimale. Kështu, punonjësit gjermanë nuk do të kenë arsye të kenë frikë, se po t'u duhet të shtrohen në spital për disa muaj, do të dëgjojnë rreth vetes vetëm infermierë që flasin polonisht.

Autor: Ludger Kaczimierczak/ Auron Dodi

Redaktoi: Pandeli Pani

  • Data 04.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PymW
  • Data 04.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/PymW