1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Të huajt në Shqipëri

Arben Muka3 Maj 2013

Ligji për të huajt në Shqipëri eleminon diskriminimi në tregun vendas për të huajt, që më parë trokisnin për aplikim dhe miratim në disa zyra për të siguruar lejen e punës.

https://p.dw.com/p/18R8M
Ministra e Punës dhe Çështjeve Sociale në TiranëFotografi: DW/A. Muka

Autoritetet në Shqipëri kanë miratuar një ligj të ri për mënyrën e trajtimit të shtetasve të huaj që ndodhen brenda territorit të saj. Shkaku ka qenë një sërë pengesash dhe procedurash të shtuara administrative, të cilat binin në kundërshtim edhe me standardet e BE, apo dhe konventave e marrëveshjeve ndërkombëtare ku Shqipëria është palë. Në të gjithë procesin e diskutimit të këtij kuadri ligjor ka pasur asistencë të drejtëpërdrejtë nga ekspertët dhe këshilltarët e misioneve ndërkombëtare, si IOM e PAMECA. Me synimin për të realizuar njehsimin në aspekte të tilla si punësimi i të huajve, leja e qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë, hyrje daljet etj, duke ndikuar dhe në parandalimin dhe ndëshkimin e rasteve të abuzimeve dhe përfshirjes në trafiqe të paligjshme.

Specifikime ka për konsiderimin hyrje e paligjshme e shtetasve të huaj, apo kur ata nuk do të lejohen të dalin nga territori i Shqipërisë. Gjithashtu ligji ka ndryshime në mënyrën e pajisjes me viza për shtetasit e huaj, për rastet e refuzimit apo anulimit të vizave, në bazë të Kodit të ri Shengen, gjithashtu duke përfshirë dhe procedurat që parashikon ky Kod për dhënien e vizave në pikat e kalimit kufitar.

Respektohen marrëveshjet rajonale dhe ato bilaterale

Arbeitsminister Kastriot Sulka Albanien
Kastriot Sulka, zevëndësministri i Punës , Çështjeve Socilae dhe Shanseve të Barabarta të ShqipërisëFotografi: DW/A. Muka

Kastriot Sulka, zëvendësministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta thotë për DW se nevoja e përmirësimit të lëgjislacionit ishte pjesë e rekomandimeve që janë bërë në dy Progres Raportet e fundit të Komisionit Europian, një adoptim i direktivave europiane në këtë fushë me asistencën e ekspertëve të specializuar, për të zgjeruar hapësirat për punësimin e të huajve, integrimin dhe mbrojtjen sociale të tyre.

"Eshtë synuar një ligj afatgjatë që të ishte në sinkroni dhe kohezion me ndryshimet në Kodin e Punës apo ligje të tjera që lidhen me to. Nëse do të flisja konkretisht do përmend psh thjeshtëzimin e procedurave për punësimin e shtetasve të huaj që ndodhen në Shqipëri. është hequr pajisja me leje pune e tyre dhe është vendosur zbatimi i marrëveshjeve rajonale, ku njera prej tyre psh është CEFTA, apo marrëveshjet bilaterale mes shteteve. Pra, firma dhe sipërmarrje të ndryshme që kanë aktivitet në territorin e vendit tonë dhe angazhojnë shtetas të huaj nga vendet e BE-së dhe Zvicra, tashmë janë të lehtësuar totalisht nga një sërë procedimesh për leje pune, për ripërtëritjen e tyre etj."

Modifikohet procedura e lejeve të qëndrimit

Tirana Xuan Shen
Xuan Shen, një prej disa kinezëve që jetojnë në ShqipëriFotografi: DW/Ani Ruci

Në këtë mënyrë sipas ekspertëve të fushës eleminohet dhe diskriminimi në tregun shqiptar të punës për të huajt, që më herët u duhej të trokisnin për aplikim dhe miratim në disa zyra për të siguruar lejen e punës a ripërtëritjen e saj, praktikë që nuk ndodhte me shtetasit shqiptarë. Marrja e një leje pune për të huajt në Shqipëri ka qenë gati e barazvlefshme me procedurat e marrjes së shtetësisë.

Në bazë të ligjit të ri për të huajt ka dhe një ricilësim të lejeve të qëndrimit duke futur konceptin e asaj që njihet si “kartë blu”, kur kemi të bëjmë me rastin e punonjësve të huaj tepër te kualifikuar. Leja e qëndrimit është modifikuar me përmirësim dispozitash në rastet e pajisjes me leje qëndrimi të atyre që konsiderohen si viktima të trafikut të qenieve njerëzore, por dhe atyre të trafikimit në punë. Gjithashtu lehtësime ka dhe për lëshimin e lejeve të qëndrimit për punonjësit vullnetarë, shkëmbimet rinore, kërkuesit shkencorë, të trajnuarit pa pagesë, etj. Ligji jep mundësinë e bashkimit familjar dhe për të huajt që bashkëjetojnë, si dhe i sanksionon çdo të huaji që është regjistruar si rezident në Shqipëri, të kërkoje bashkimin familjar.
Në bazë të të dhënave që kanë autoritetet zyrtare gjatë vitit të kaluar në territorin e Shqipërisë figuronin si të regjistruar rreth 2500 punonjës të huaj.