1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Puigdemont për marrëveshje mes Katalonjës dhe Spanjës

Ish-presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont, e konsideron të mundshme një zgjidhje të konfliktit të Katalonjës pa e shkëputur rajonin nga Spanja. Këtë politikani i shkarkuar katalonjas e theksoi në një intervistë.

"Unë jam edhe tani për një marrëveshje", tha ish-presidenti rajonal i Katalonjës Carles Puigdemont për gazetën belge "Le Soir". Gjatë gjithë jetës, sipas tij, ai është angazhuar për pavarësinë dhe ka punuar 30 vjet për një ndryshim të pozicionit të Katalonjës brenda Spanjës. Por: "Unë jam i gatshëm, e kam qenë gjithmonë i gatshëm, që të pranoj një tjetër marrëdhënie me Spanjën", nënvizon më tej në Bruksel, Puigdemont.

Puigdemont - i lirë por me kusht

Se si duhet të jetë saktësisht kjo marrëdhënie, sipas përfytyrimeve të tij, ai nuk e shpjegoi. Puigdemont edhe më parë pat theksuar, se deklarata e pavarësisë së Katalonjës duhej të shërbente si bazë për bisedime politike me kryeministrin e Spanjës Mariano Rajoy.

Pavarësisht ndalimit nga Gjykata Supreme e Spanjës, qeveria katalonjase më 1 tetor zhvilloi referendumin për pavarësinë nga Spanja. Madridi vendosi shkarkimin e qeverisë rajonale dhe shpalli zgjedhje të reja për më 21 dhejtor në Katalonjë. Rajoni në fakt autonom tani ndodhet nën administrimin direkt të qeverisë qendrore.

Disa anëtarë të qeverisë së shkarkuar rajonale, ndërkohë mbahen në arrest. Drejtësia spanjolle i akuzon ata për rebelim, kryengritje, shpërdorim të financave publike, akuza këto ndaj të cilave parashikohet deri në 30 vjet burg. Puigdemont me disa ish-ministra u zhvendosën në Bruksel, për t'i shpëtuar arrestimit nga Spanja. Atje ata janë të lirë, por me kusht. Madridi kërkon ekstradimin e tyre bazuar në një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Bie mbështetja për qeverinë spanjolle

Kryeministri i Spanjës Rajoy e mbrojti qëndrimin e tij kundër Puigdemont. Gazetës gjermane "Handelsblatt",  Rajoy i tha, se me Puigdemont nuk ishte e mundur një zgjidhje politike. Çdo vend mbron integritetin e vet territorial. "Unë kam siguruar një mbështeje të gjerë politike të partive të tjera në Spanjë, për të reaguar ndaj kësaj krize", vëren kryeministri. Sikurse thotë, ai llogarit me humbjen e mbështetjes për separatistet në zgjedhjet e 21 dhjetorit.

Por në fakt qeveria e minorancës nën Rajoy është duke humbur mbështetje në elektorat për shkak të krizës së Katalonjës. Sipas një sondazhi të gazetës "El Pais" 55 përqind e të anketuarve në Spanjë preferojnë zgjedhje të reja, ndërkohë që në tetor kjo kuotë ishte 49 përqind. Mandati i kësaj qeverie vazhdon deri më 2020. Rajoy pas zgjedhjeve të fundit nuk ia doli që të krijojë një koalicion me mazhorancë në parlament. Kjo e vështirëson legjislativin.