1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Puç drejtësie?" Proces kundër partisë qeverisëse turke AKP

Gjykata kushtetuese turke fillon sot në Ankara me marrjen në pyetje lidhur me kërkesën e prokurorisë për ndalimin e veprimtarisë së partisë qeveritare AKP. AKP e quan procedurën në gjykatën më të lartë puç të drejtësisë.

default

Prokurori përgjithshëm turk, Jalçinkaja do të kërkojë ndalimin e veprimtarisë politike të Erdoganit

Për prokurorin e përgjithshëm turk, Abdurrahamn Jalçinkaja (Abdurrahman Yalcinkaya) çështja është e qartë: Partia qeveritare për zhvillim dhe drejtësi, AKP përbën një rrezik për rendin sekular të vendit që nga koha e Ataturkut. Partia qeveritare, e cila fillimisht para një viti fitoi zgjedhjet me një përqindje të lartë prej 47 përqind të votash angazhohet për një vend islamik, mendon Jalçinkaja andaj dhe duhet të ndalohet.

Ndalim i veprimtarisë politike të Erdoganit

Në fjalën që mban në gjykatën kushtetuese sot, Jalçinkaja do të kërkojë edhe ndalimin e përjetshëm të veprimtarisë politike për kryeministrin Rexhep Taip Erdogan dhe 70 zyrtarë të tjerë të AKP-së. Akuzat e tij prokurori i përgjithshëm do t'i forcojë kryesisht me citate të Erdoganit dhe shokëve të tij të partiak, ku ata shprehen për parimet sekulare të shtetit.

Po ashtu ndalim-veprimtaria do të kërkohet edhe për regjisoren Ajshe Bëhyrler (Ayse Böhürler), bashkëthemeluese e AKP-së. Ajo akuzohet për disa deklarata të bëra në një debat televiziv: "Unë kam thënë në emision se mund ta paramendoj që një ditë edhe gjykatëset në Turqi të guxojnë të mbajnë shami koke. Unë akuzohem për këtë fjali. Për prokurorinë unë jam e dyshimtë siç duket shkaku i shamisë sime. Asnjëherë nuk jam shprehur publikisht kundër një ndarje prej shtetit dhe fesë në këtë vend - për shkak se unë mbështes këtë sistem. E tërë aktakuza është qesharake saqë për momentin as që do të mbrohem".

Kopftuch Türkei Debatte

Në qendër të debatit politik, mbajtja apo jo e shamisë së kokës

Në aktpadi AKP si tërësi para së gjithash akuzohet për përpjekjen e heqjes së ndalimit të shamisë së kokës në shkollat e larta. Një ligj përkatës i miratuar në fillim të këtij viti ndërkohë është shfuqizuar nga gjykata e lartë kushtuetuese.

AKP paraqitet me vetëbesim

Vetë AKP nga ana e saj e vlerëson padinë në gjykatën më të lartë turke si "puç të drejtësisë". Sipas saj, pas këtij aksioni që ka të bëjë me luftën për pushtet qëndron kreu i ushtrisë turke. Në të vërtetë është bërë e njohur që një prej gjykatësve është takuar disa herë me një gjeneral të lartë. Kryeministri Erdogan: "Ka një varg njerëzish të cilët që tani flasin për vendimin ende pa u marrë ai në gjykatën kushtetuese. Kështu ata vetëm sa nxehin klimën politike. Një sjellje e tillë është e papërgjegjshme dhe nuk mund të kaloj tek populli. Çfarë besojnë ata? Ata janë që morrën kartonin e kuq nga populli dhe u dërguan jashtë fushës së lojës. Atyre iu them: se kush do të qeverisë këtë vend, do të vendoset gjithmonë prej popullit!".

Türkisches Verfassungsgericht eröffnet Verbotsverfahren gegen AKP

Gra turke protestojnë kundër hapjes së procedurës pë ndalimin e AKP-së.

Të enjten me 3 korrik, partia qeveritare AKP do të ketë mundësinë që edhe njëherë të mbrohet para gjykatës ndërkaq vendimi i gjykatës pritet nga fundi i këtij muaji. Në rast të një ndalimi të veprimtarisë, kreu i AKP-së planifikon themelimin e një partie të re. Zgjedhjet e reja të parakohshme në këtë rast do të ishin të pashmangshme.

  • Data 01.07.2008
  • Autor Gunnar Köhne
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EUBm
  • Data 01.07.2008
  • Autor Gunnar Köhne
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EUBm