1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pse u dogjën 48 vetë në Odesa?

Më 2 Maj 2014 u dogjën 48 vetë brenda ndërtesës së sindikatavë në qytetin ukrainas, Odesa. Shumica e viktimave ishin prorusë. Tragjedia ende nuk është zbardhur deri më sot, plagët e të afërmve ende të pashëruara.

Ukraine Abgebranntes Gewerkschaftshaus in Odessa (DW/C. F. Trippe)

Vadim Papura humbi jetën në ndërtesën e sindikatave më 2 Maj 2014 - Nëna nuk ka ndryshuar asgjë në dhomën e djalit

Para 3 vjetësh në ndërtesën e sindikatave në Odesa humbën jetën 48 vetë. Të djegur, të mbytur nga tymi, duke u hedhur nga dritaret, të vrarë. Sot kjo ndërtesë në zemër të qytetit qëndron e braktisur. Në një mur llamaribe, një përkujtimore e improvizuar renditen emrat e viktimavem si Vadim Papura. Ai ishte 17 vjeç, viktima më e re e tragjedisë në Odesa.

Prorusi Vadim Papura

Nëna e tij, Fatima e viziton varrin e djalit gati çdo të dielë. "Jemi krenarë për ty" lexohet në mbishkrim e pllakës së varrit. Që pas humbjes së djalit ajo nuk e shkel më qendrën e qytetit. Vadimi ishte djali i vetëm. "Shtëpia e sindikatave është për mua një vend, ku është mbledhur kaq shumë dhimbje, vdekje, vuajtje", thotë ajo.

Odessa Ukraine Verwandte von den Ermordeten (DW/M. Bushuev)

Tragjedia në Odesa

Në mbrëmjen e 2 Majit 2014 brenda ndërtesës ishin vendosur bomba molotov. Demonstruesit prorusë u fshehën aty të ndjekur nga përkrahësit e Maidanit, lëvizjes proeuropiane. Më parë me orë të tëra ata ishin përleshur në rrugë. Me demonstruesve prorusë ishte edhe Vadim Papura që mbështeste lëvizjen proruse. Kishte disa kohë që Vadimi i ishte bashkuar rinisë komuniste. Nga qeveria në Kiev dhe as nga kursi perëndimor ai nuk priste ndonjë gjë të mirë.

Tani nënës i ka mbetur vetëm një helmetë prej tij, një helmetë e deformuar nga nxehtësia e flakëve në shtëpinë e sindikatave. „Çekiçi dhe drapri" , "Legjioni i Kuq". Unë e di që kjo është helmeta e tij, sepse ai e kishte shkruar këtë - kishte shumë helmeta atë ditë atje. "Prindërit nuk kanë ndryshuar asgjë në dhomën e të birit.

Armiqësia e dyanshme

Ukraine Abgebranntes Gewerkschaftshaus in Odessa (DW/C. F. Trippe)

Tetjana Sojkina

Viktimat e para të 2 Majit vinin nga radhët e përkrahësve të lëvizjes proeuropiane, që mori hov në sheshin Maidan. Ata u qëlluan fillimisht nga militantë të rrugës, që kërkonin ndarjen e Ukrainës. Aktivistja, Tetjana Sojkina i përkiste palës kundërshtare, "Sektorit të Djathtë", nacionalistëve ukrainas që nuk e donin ndarjen. Ajo nuk ndjen keqardhje me viktimat e shtëpisë së sindikatave. Tragjedinë e 2 Majit ajo e shpjegon me agresivitetin e akumuluar. Erdhi një moment që nuk më bënte përshtypje më asgjë, e kuptoj aty ishin shumë njerëz. Ndoshta ata vetë nuk kanë qenë fajtorë. Por ata donin të destabilizoniin situatën në Odesa, ata donin Rusinë këtu, donin të nxisnin luftë këtu -ishin armiqtë tanë."

Ishin muaj, kur Ukraina ndodhej para fillimit të luftës qytetare. Orgjia e dhunës në Odesa kishte efektin e fitilit të ndezur për separatistët në Donbas. Një komitet qytetar i pavarur i ka dokumentuar me minuta ngjarjet. Si dokument për hetimet zyrtare, që ende nuk janë bërë. Tetjana Herasymova nga "Iniciativa e Grupit Qytetar" thekson se rasti është i komplikuar. „Nuk dua t'i mbroj hetuesit tanë, por duhet thënë, se ky rast është vërtet i komplikuar. Kësaj i shtohen natyrisht karakteristikat tona ukrainase, pra mungesa e profesionalizmit."

Ukraine Abgebranntes Gewerkschaftshaus in Odessa (DW/C. F. Trippe)

Tetjana Herasymova

Kritika ndaj Ukrainës

Këshilli Europian dhe Kombet e Bashkuara i kanë kritikuar autoritetet ukrainase për zvarritje të hetimeve. Por një akuzë të tillë policia vendase nuk do ta pranojë. Ruslan Forostjka nga Policia e Odesës thekson vështirësitë me të cilat u përball Ukraina. „Si mund të funksionojë drejtësia në një vend, ku ka luftë dhe mungon shteti ligjor? Fillimisht duhet të krijohet hapësira ligjore për të vazhduar hetimet. Kur ky vend ndodhej para luftës, kur ndodhën ngjarjet në Odesa, nuk mund të bëhej fjalë për ligjshmëri."

"Parku i Fitores" ka qenë vendi i preferuar i djalit të Fatimas. Ajo vjen vjen shpesh këtu. Ndërkohë të afërmit e tjerë të viktimave kanë paditur Ukrainën para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Por Fatima jo. Megjithëse edhe ajo e dëshiron zbardhjen e asaj që ka ndodhur.„Bëhet fjalë për cilësinë e hetimit. Më kuptoni: kur diçka bëhet shpejt sa për të kaluar radhën, shpesh cënohen të pafajshmit. Kërkohen koka turku. Nuk është fjala për t'i bërë gjërat shpejt, megjithëse 3 vjet janë një kohë e gjatë." Sa herë që afrohet dita e masakrës, në Odesa rriten tensionet. Këtë vit policia duket se e ka gjendjen nën kontroll. Si ukrainasit ashtu edhe prorusët shtrojnë të njëjtat pyetje: U dhanë në 2 Maj 2014- vendime nga lart? U bënë provokime të qëllimshme në Odesa? Apo i gjithi ishte një zinxhir tragjik dhe i pandalshëm i akteve të dhunës e kundërdhunës? Përgjigjet ndoshta gjendjen edhe tek gjurmët e tragjedisë brenda ndërtesës së sindikatave.