1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pse Rusia e mbështet Serbinë?

Ndikimi rus në Ballkan është dobësuar në 20 vitet e fundit pas fundit të Luftës së Ftohtë. Por Serbia e sheh sot Rusinë si aleat politik që vazhdon të mbështes. Mbështetje pret edhe Rusia.

default

Medvedev dhe Tadiq - mbështetja dhe interesat

Serbia është vendi i vetëm në Ballkan ku shumica e popullsisë nuk do të anëtarsohet në NATO, për shkak se Aleanca Veriatlantike pati bombarduar vendin në vitin 1999. Qeveria e Serbisë e konsideron Rusinë si mike të vërtetë të politikës së saj për mosnjohjen e Kosovës si shtet i pavarur. Vizita e presidentit rus, Dmitri Medvedev të martën (20.10.) në Beograd, i ka forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nuk mund të flitet për vendosje të marrëdhënieve mbi baza të reja, thekson Dushan Reliq nga Instituti për Politikë Ndërkombëtare dhe Siguri, i cili para ca kohësh ka publikuar një studim për "Kthimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor".

"Rusia nuk pret që Serbia të jetë ndonjëherë pjesë e integrimit rus. Rusia llogarit me atë që Serbia ashtu sikurse shtetet e tjera ballkanike një ditë të jetë anëtare e Bashkimit Evropian dhe që Serbia në kuadër të BE-së të bashkëpunojë më shumë me Rusinë se sa bashkëpunojnë sot shtetet baltike apo vendet e Evropës së Mesme dhe Lindore", pohon Reliq.

S'ka zgjidhje tjetër përvec pranimit në BE

Alexander Rahr

Alexander Rahr


"Rusia e ka të qartë se Bashkimi Evropian nuk ka tjetër zgjedhje përveç se një ditë t'i pranojë të gjitha vendet e Ballkanit", thotë Alexander Rahr, analist dhe drejtori i programit për Rusinë dhe Euroazinë pranë Shoqatës gjermane për politikë të jashtme. "Të lësh Serbinë jashtë dhe të pranosh Kroacinë dhe Slloveninë, do të thoshte të krijosh një gjendje të pabalancuar në Ballkan, nga e cila do të shkaktohej edhe më shumë pasiguri", thotë Rahr. Njëkohësisht Rusia planifikon që të shfrytëzojë gjendjen gjeopolitike të Serbisë dhe Ballkanit në mënyrë që në 50 vitet e ardhshme të vazhdojë të shesë gazin e saj në Evropën Perëndimore dhe Juglindore.

"Struktura e tanishme e gazsjellësve është ajo e vjetra që prej kohës së Luftës së Ftohtë. Ka shumë pak gazsjellës dhe ata kalojnë nëpër shumë pak vende. Ata nuk mjaftojnë për transportimin e sasisë së gazit që Evropa dëshiron të ketë nga Rusia dhe Rusia do t'ia shesë Evropës. Andaj Rusia provon që të ketë në krahun e saj disa vende, para së gjithash edhe në Ballkan të cilat në të ardhmen do të merrnin përsipër rolin e stacioneve shpërndarëse për gazin rus. Serbia me siguri që është prej vendeve të preferuara nga Rusia", pohon Rahr.

Gazi zëvendëson raketat

Russland Pipeline Rohre mit Gazprom Logo

Gypa gazi në vend të raketave

Rëndësinë që kishin raketat gjatë Luftës së Ftohtë sot po e fiton gazi. Ai është arma më e rëndësishme politike. Vendet e Ballkanit dhe vendet e tjera të Evropës së Mesme dhe të Lindjes kanë marrë shumë shpejt mësim nga rasti i Ukrainës, vlerëson Rahr. Varësia nga Moska mund të zvogëlohet në rast se nuk je vetëm blerës i gazit të saj por edhe vend tranzit i tij. Nëqoftëse gazsjellësi ruso-italian “South Stream”, do të ndërtohet siç është planifikuar deri në vitin 2015, atëherë Serbia dhe vendet e tjera të Ballkanit do të kenë një lloj monopoli për kalimin tranzit të mallit më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë që vendet e vjetra themeluese të Bashkimit Evropian si Gjermania, Italia apo Franca, do të duhet të ndryshojnë edhe politikën e deritanshme ndaj Serbisë, sqaron Rahr.

"Prandaj vendet angazhohen që të fitojnë këtë status. Serbia mëson me shumë shkathtësi në këtë mes nga Turqia pasi që e ka kuptuar se vetëm kur të jetë vend i madh tranziti për gazin rus do të trajtohet seriozisht nga Bashkimi Evropian", shpjegon Rahr.

Shumë analistë dhe politologë pohojnë se Presidenti aktual i Serbisë, Boris Tadiq provon të ekuilibrojë raportet në mes të Lindjes dhe Perëndimit, ashtu siç pati bërë Tito me shumë sukses gjatë Luftës së Ftohtë. Tadiqi shpreson që kështu Bashkimi Evropian do të jetë i gatshëm të bëj më shpejtë lëshime në mënyrë që Serbia të mos kthehet në një levë të politikës ruse në Ballkan.

Autor: Selma Filipoviq/Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 24.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KEIS
  • Data 24.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/KEIS