1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pse refugjatët e anashkalojnë Bullgarinë?

Në një "broshurë për refugjatët" Bullgaria radhitet në vendin e parë ndër vendet ku nuk duhet shkuar! Ka shumë arsye për këtë klasifikim.

"Na ka sulmuar një bandë bullgare prej pesë vetësh. Unë mund të largohem, por shoku im nuk ia doli. Bullgarët e krrëzuan atë përtokë. Katër prej tyre i hipën me këmbë sipër, ndërsa i pesti e shqelmonte duke kërcyer mbi të. Sulmuesit e liruan atë vetëm kur erdhi një makinë, sepse u trembën nga dritat e gjata të saj. Shokun tim e rrahën shumë keq dhe i thyen shumë kocka. Një refugjat nga Iraku e kanë hedhur nga një urë dy metra e gjysmë e lartë, pasi e kishin palgosur duke e goditur me thikë. Ai nuk mund t'i lëvizë më si duhet këmbët." Këto janë rrëfimet e refugjatëve, citon organizata Pro Asyl.

Refugjatët të padëshiruar

Mbi 10.000 vetë kanë ardhur në Bullgari në valën e parë të refugjatëve nga vendet arabe, në vitet 2013-2014. Ata raportojnë për keqtrajtime nga autoritetet bullgare, por edhe nga njerëzit në përgjithësi. Në Bullgari spekulohet se ata me qëllim e kanë tepruar në raportime, për të vazhduar rrugën në Perëndim. Por fakt është që shumica e bullgarëve janë kundër refugjatëve. Në diskutimet e shumta në mediat sociale ka përplot komente urrejtjeje. Ndërkohë që ka edhe aksione politike dhe demonstrata kundër tyre. Mesazhi është: Bullgaria është e varfër dhe e krishterë, ne nuk ju duam!

Zyrtarisht nuk ka pasur ndonjë sondazh për këtë temë, thotë sociologu Zhivko Georgiev. "Politika nuk do t'ia dijë", pohon ai. Edhe sociologu Andrej Raytchev mendon se ky është shkaku që refugjatët qysh nga fillimi i vitit nuk kanë kaluar nëpër Bullgari. "Bullgarët i trajtojnë këta njerëz si 'ciganë' (që në Bullgari ka një konotacion tepër negativ)", thotë ai. Kalimi i refugjatëve nëpër Maqedoni dhe shmangia e Bullgarisë është edhe një dëshmi tjetër për urrejtjen bullgare ndaj tyre, mendon socialogu.

Pa përvojë me të huajt

Është e vërtetë që bullgarët kanë një mendim shumë negativ ndaj romëve dhe se ky mendim ekziston tani edhe ndaj refugjatëve. Përveç kësaj, bullgarët në dallim prej banorëve të shteteve të ish-Jugosllavisë si Maqedonia dhe Serbia, gjatë kohës së komunizmit nuk kanë pasur pothuajse asnjëlloj kontakti me të huajt dhe me kulturat e huaja.

Fakti që shumica e refugjatëve janë myslimanë është një argument tjetër për bullgarët. Një pjesë e madhe e identitetit të tyre ndërlidhet edhe me "pushtimin 500 - vjeçar" otoman. Kjo shihet edhe në një sondazh të bërë nga DW në Facebook, ku dhjetra persona shprehen kundër tyre. "Nuk i duam ata! Myslimanët na kanë prerë si pulat plot 500 vjet. Zhdukuni! Mjaft kemi pasur probleme me ciganët, romët apo turqit, siç e quajnë veten", janë vetëm disa nga reagimet.

Broshura e refugjatëve

Refugjatët duket se i kanë kuptuar këto mesazhe nga Bullgaria. Eksperti për çështjet arabe, Vladimir Tschukov flet për tri burime të cilat përdoren në media për gjendjen në Bullgari. Përvojat, memdiat sociale dhe vlerësimet për kontabandistët. Mbi bazën e këtyre tri burimeve është hartuar edhe një broshurë për gjendjen në vend.

Grenze Bulgarien Türkei Sicherheitszaun

Bullgaria ka vendosur gardh në kufirin me Turqinë qysh në vitin 2014

"Refugjatët e zgjedhin mbi bazën e këtyre të dhënave edhe rrugën apo vendin sipas parimit Indian-File-Prinzip", shpjegon ai. Ky nocion është përdorur për emigrantët nga Birtania e Madhe që kanë lëvizur në mesin e shekullit të 20-të. Broshura e refugjatëve është botuar edhe në një faqe interneti të afërt me regjimin e Assadit, shpjegon Tchukov. "Bullgaria radhitet në vendin e parë për nga vendet që duhen shmangur në itinierarin e refugjatëve. Shumica e popullit bullgar cilësohet si raciste, e cila refugjatët i trajton në mënyra jonjerëzore dhe kushtet janë si në llogore lufte."

Kështu pohojnë edhe shumë refugjatë, si për shembull zoti A., i cili në bisedën me Pro Asyl thotë: "Jeta në Bullgari është si në ferr. Tërë kohën na kanë keqtrajtuar dhe na kanë poshtëruar."