1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Pse nuk është Osetia Jugore Kosovë? - Intervistë me Volfgang Petriç

Krahasimet janë gjithmonë subjektive dhe duhen parë e vlerësuar gjithmonë duke u nisur nga pikëpamjet përkatëse.

Volfgang Petriç (Wolfgang Petritsch ) është ambasadori i Austrisë në OECD në Paris dhe i ngarkuari i BE për Ballkanin

Volfgang Petriç (Wolfgang Petritsch ) është ambasadori i Austrisë në OECD në Paris dhe i ngarkuari i BE për Ballkanin

Pyetje: Zoti Petriç, shumë demokratë, ose njerëz që jetojnë në demokraci mendojnë se nëse një popull dëshiron të vendosë për vetveten, mund ta bëjë këtë.

Petriç: Në thelb ekzistojnë dy parime. Njëri prej tyre është me të vërtetë e drejta e vetëvendosjes e popujve. Ky është një parim pak a shumë i pranuar ndërkombëtarisht që prej Luftës së Parë Botërore, mbrohet edhe nga OKB-ja. Dhe së dyti, është parimi i sovranitetit të shteteve. Këto dy parime përplasen me njëri-tjetrin dhe prej kësaj krijohen vështirësi, siç i përjetojmë tani.

Pyetje: A është në ndonjë formë e krahasueshme ajo që donin shumica e kosovarëve me atë që duan osetët e jugut?

Petriç: Krahasimet janë gjithmonë subjektive dhe duhen parë e vlerësuar gjithmonë duke u nisur nga pikëpamjet përkatëse. Por unë do të thosha se në rastin e Kosovës ka ekzistuar një proces shumë më i gjatë negociatash - nga njëra anë përmes angazhimit ndërkombëtar, por edhe midis palëve të konfliktit, dhe së dyti në lidhje me Kosovën ka pasur shkelje të rënda të ligjeve, të cilat janë iniciuar si nga Miloshevici nga njëra anë, ashtu edhe nga Jugosllavia e atëhershme. Duhet mbajtur parasysh se në Jugosllavinë e vjetër Kosova në politikën e brendshme ka qenë de fakto e barabartë me Serbinë.

Pyetje: Këto shkelje, zoti Petriç, duhet t'i kenë bërë edhe gjeorgjianët në Osetinë Jugore.

Petriç: E saktë. Ndryshimi i rëndësishëm midis këtyre dy vatrave të konfliktit është se në Kosovë ka pasur realisht përpjekje për dëbime etnike, pra për shkatërrimin e një populli. Këto shkelje sistematike të të drejtave të njeriut, dëbimet për motive etnike çuan në fund në ndërhyrjen ushtarake, e cila nuk kishte mandatin e OKB-së, sepse Rusia ishte kundër, por që krijoi megjithatë një bazë të re. Kjo do të thotë, atëherë që prej Serbisë dhe Jugosllavisë së atëhershme më të vogël, të Miloshevicit u shkel në mënyrën më të rëndë parimi i përgjegjësisë së mbrojtjes të shtetit për qytetarët e tij dhe prej kësaj ka pasoja të caktuara në të drejtën ndërkombëtare. Ky dallim mendoj se ekziston gjithmonë midis Kosovës dhe Osetisë Jugore.

  • Data 19.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F0oJ
  • Data 19.08.2008
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/F0oJ