1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Pse norvegjezët dashurojnë kafen

Shumë vetë konsiderojnë Italinë si atdheun e makiatos, por edhe Norvegjia nuk mbetet prapa. Norvegjezët janë një ndër tre kombet, që konsumojnë më shumë kafe në botë.

Nëse keni qenë i ftuar në një shtëpi norvegjeze me siguri gjëja e parë që iu kanë ofruar ka qenë kafja. "Kjo është mënyra jonë e të thënit ‘mirëseerdhe' ", thotë Brage Ronningen, këshilltar komunikimi pranë një kompanie nafte në Norvegji.

"Dita ime nis me një filxhan kafe. Nuk mund të dal nga shtëpia pa pirë të paktën një kafe, mundësisht të fortë. Në punë ka makineri kafeje kudo dhe është falas", thotë ai për DW, ndërkohë që hedh kafe në filxhanët tanë.

Statistikat ndërkombëtare tregojnë se Norvegjia është një nga tre kombet që konsumon më shumë kafe në botë. Çdo vit një norvegjez konsumon pothuajse 10 kilogram kokrra kafeje. Ndërkohë që mesatarja botërore është 1,3 kilogram.

Kafe, jo alkool

Kafja është kthyer në pijen kombëtare prej shumë kohësh. Asnjeri nuk mund të thotë se kur nisi dashuria ndaj kafesë por mendohet mes vitetve 1916-1927 kur u kufizua alkooli.

"Ne nuk kemi probleme me alkoolin", shpjegon Alf Kramer, themeluesi dhe Presidenti i parë i Shoqatës së Specialitetit të Kafesë në Europë.

"Qeveria vendosi që të kufizohej alkooli. Dhe si pije zëvëndësuese u zgjodh kafja. Në atë kohë njerëzit shkonin shumë në Kishë dhe predikuesit thoshin 'Ndal pirjes së alkoolit, filloni pini kafe. Kafja të ngre lart, alkooli të ul posht.' Kështu u bë pija jonë kombëtare", thotë Kramer.

Ai organizoi kampionatin e parë të banakierëve në Norvegji në vitin 1998. Ishte më shumë një përpjekje për të drejtuar bashkëatdhetarët e tij drejt kafesë.

"Nëse do të arrish diçka ose diku në Norvegji, organizo një konkurs. Dhe këtë gjë bëra. Shkruajti shtypi në gjithë botën. Ky konkurs nisi më 98' këtu dhe tani zhvillohet në më shumë se 100 vende", thotë Kramer duke qeshur.

Shoqata Europiane e Specialitetit të Kafesë qendron mbrapa çdo konkursi të banakierëve në nivel kombëtar dhe atë ndërkombëtar. Norvegjia luan një rol të rëndësishëm në këtë shoqatë dhe ka patur disa banakierë kampionë.

Kafja 'perfekte'

Këtë vit në kampionatin norvegjez një juri ndërkombëtare, vëzhgoi, nuhati dhe shijoi qindra filxhanë kafeje nga kokrrat e kafesë nga më cilësoret në botë.

"Unë jam shumë e gëzuar të jem këtu si pjesë e jurisë", thotë austriakja Johanna Wechselberger. Ajo konsiderohet si një nga baristet më të mira në botë dhe me një vlerësim special për kafen.

Për shkak të konkurseve dhe kërkesës së madhe për kafe, është e lehtë që të gjesh kafene të mira në Norvegji. Për shkak të rrogave të larta dhe rregallave strikte të punësimit, pak rrejte ndërkombëtare janë të pranishëm në Norvegji, në krahasim me vende të tjera Europiane.

"Unë mendoj se pirësit e kafesë në Norvegji mund t'i ndash në dy grupe", shpejgon Marius Graff, një nga baristët që merr pjesë në garën e Oslos. "Ata që pijnë kafe në mëngjes për të qenë në formë në punë dhe ata që pijnë kafe vetëm për ta shijuar atë."