1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pse ligji zgjedhor gjerman është kaq stabil?

Richard A. Fuchs, është gazetar që punon për media të ndryshme, ndër të tjera edhe për Radion Deutsche Welle, në zyrën që merret me informimin për parlamentin dhe qeverinë në Berlin.

Richard A. Fuchs, Porträit

Richard A. Fuchs

Deutsche Welle: Si zhvillohet në Gjermani një fushatë elektorale?

Richard A. Fuchs: Gjermania, ndodhet vazhdimisht në fushatë zgjedhore. Në vitin 2009, në Gjermani u zhvilluan 17 zgjedhje të ndryshme, këtë vit zhvillohen 9 zgjedhje rajonale dhe landesh. Pra ne kemi vazhdimisht zgjedhje, dhe vendi është i përgatitur për një gjë të tillë. Fushatat zgjedhore zhvillohen nga partitë politike, financimi bëhet nga shteti. Partitë politike në Gjermani janë të spektrit të ndryshëm nga të majta ekstreme deri në të djathta, konservatorët, të majtët, socialdemokratët, liberalët dhe të gjelbërit. Këto parti organizojnë anëtarët e partisë, shkruajnë programet zgjedhore, gjejnë ndihmësit për zgjedhjet. Të gjitha këto i bëjnë selitë qëndrore të partive, ato janë shumë të forta dhe aty bëhet gjithë organizimi. Dhe mjeti më i rëndësishëm i fushatës zgjedhore, në Gjermani po ashtu si në SHBA janë mediat. Mediat publike dhe ato private të cilat shfrytëzohen për spote zgjedhore, për takime kandidatësh, por në fushatë zhvillohen edhe mbledhje informative me qytetarët, në formën klasike. Më e rëndësishmja mbetet televizioni, sepse gjermanët kalojnë mesatarisht 2 orë në ditë para televizorit.

Deutsche Welle: Cilat modele përdoren?

Richard A. Fuchs: Kush zgjidhet dhe si zgjidhet, organizohet sipas një ligji që quhet "ligji përfaqësimit proporcional të personalizuar" (Personalisierte Verhältnisswahlrecht). Kjo do të thotë një përzierje e mundësive të zgjedhjes. Në botë ekzistojnë dy sisteme të mëdha sipas principit të shumicës, si në SHBA dhe principit proporcional si në Belgjikë. Gjermania ka një përzierje të të dy sistemeve. Parlamenti (Bundestag) zgjidhet sipas principit të dominancës, ku secila parti përfaqësohet në parlament sipas numrit të votave që ka marrë. Por ka edhe elemente të tjera të vogla, si përshembull fiton gjithjë ai që ka marrë numrin më të madh të votave në zonën e vet elektorale. Në Gjermani ka dy vota, me votën e parë fiton kandidati direkt, kështu ndahen 300 vende të parlamentit nga 600 gjithsej. Vota e dytë, jepet sipas modelit proporcional. Partia ka përpiluar më parë listat e kandidatëve, dhe sipas numrit të votave që marrin fillojnë dhe zgjedhin kandidatët e listës. Sipas kësaj metode zgjidhen 300 deputët e tjerë.

Deutsche Welle: Si financohet fushata elektorale

Richard A. Fuchs: Fushata elektorale organizohet nga partitë dhe financohet nga shteti, sipas rregullave të caktuara. Shteti i ndan para secilës parti, në bazë të votave që ka marrë në zgjedhjet e fundit. Ekziston një proces i komplikuar ligjor, por e thënë thjeshtë sa vota ka marrë një parti në zgjedhjet parlamentare, të landit apo ato komunale, po aq para merr. Për shembull sipas ligjit, për çdo votë që ka marrë një parti merr 85 cent. Duket sikur nuk është shumë, por kur merren disa milionë vota, shuma nuk është e vogël. Me këto para partitë financojnë spotet, organizojnë ndihmësit e zgjedhjeve, punonjësit e emëruar të partisë. Partitë në gjermani kanë shumë punonjës me vende pune. Pra të gjitha këto financohen nga shteti, vetëm atëherë nëse partia marrë pjesë në zgjedhjet e fundit dhe ka marrë një numër të caktuar votash. Po ashtu shihet sa donacione ka marrë partia, dhe sa anëtarë partie paguajnë kuotat e antarësisë. Të gjitha këto kontrollohen nga presidenti i parlamentit (bundestagut) ai është kryekontrollori që kujdeset që fushata elektorale të zhvillohet në rregull. Sa para i jep presidenti partive është e qartë. Por, sa para harrxhojnë partitë në fakt në fushatën elektorale, mbetet në njëfarë mënyrë jo aq transpartente, sepse nuk ka shifra të sakta sa para kanë dhënë partitë në fushatë. Kurse në SHBA publikohet shifra e saktë, sa donacione ka marrë për shembull Barack Obama në zgjedhjet e fundit. Amerikanët janë në këtë pikë më transparentë se gjermanët.

Deutsche Welle: Si arrihet transparenca?

Richard A. Fuchs: Për një vend kaq të madh sa Gjermania, nuk është e lehtë të arrihet transparencë. Në Gjemani është rregulluar në mënyrë të tillë që brenda institucionit, parlamentit, qeverisë vendoset një arbitër, i cili kontrollon nëse fushata e zgjedhjeve zhvillohet në rregull. Ai kujdeset që procesi i zgjedhjeve të zhvillohet si duhet, ose që të gjitha partitë që duan të marrin pjesë në parlament, pavarësisht nëse është parlament i federatës, landeve, apo në nivel lokal, të kenë kushte të ndershme. Ky post quhet, (bundeswahl-leiter) shefi federal i zgjedhjeve. Ai kryeson një organizëm të caktuar, në të cilin marrin pjesë përfaqësues nga të gjitha partitë, dhe këta kontrollojnë si të thuash njëri tjetrin reciprokisht. Shefi federal i zgjedhjeve, kujdeset që procesi t`u ofrojë kushte të ndershme të gjitha palëve, që të marrin lejen për të marrë pjesë në zgjedhje, kur ka konflikte ai ndërmjetëson, ai kujdeset që rezultati përfundimtar të jetë i vërtetë, kujdeset që në rastin e konflikteve të ngarkojë presidentin e parlamentit me zgjidhjen e tyre. Në fakt ekziston një sistem i ekuilibruar për zgjidhjen e konflikteve në raste zgjedhjesh, dhe kjo ka qenë edhe një nga arsyet pse ligji zgjedhor gjerman është kaq stabil.

Intervistoi: Aida Cama

Audio dhe video për temën