1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pse ka ngecur njohja e Kosovës?

Ministri Skender Hyseni në interpelancë parlamentare ku do të duhet të japë përgjigje për pyetjen pse ka ngecur njohja e Kosovës. Opozita akuzon se Ministria Jashtme nuk ka punuar sa duhet në lobimin e pavarësisë.

Parlamenti i Kosovës shpall pavarësinë, 17 shkurt 2008

Parlamenti i Kosovës shpall pavarësinë, 17 shkurt 2008

Shefi i diplomacisë kosovare Skender Hyseni, me kërkesë të opozitës në Kosovë është thirrur në interpelancë parlamentare për të shpjeguar ngecjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ministri Hyseni, i është përgjigjur shumë pyetjeve të deputetëve të kuvendit, të cilët një pjesë të fajit për ngecje të njohjes së pavarësisë së Kosovës ja adresojnë pikërisht Ministrisë së Jashtme.

Me theks të veçantë, opozita akuzon Ministrinë e Jashtme se nuk ka punuar sa duhet në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Opozitarët në Kosovë rikujtojnë një deklaratë të qeverisë të bërë shtatë muaj më parë, sipas të cilës 100 shtete të botës do ta njohin menjëherë pavarësinë e Kosovës.

Ibrahim Gashi, është deputet nga Aleanca për Kosovën e Re, parti politike kjo në opozitë. "Ndërtimi i marrëdhënieve bilaterale me shtetet anëtare të OKB-së, është rruga e vetme e për legjitimimin e statusit të ri dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB. Objektivi strategjik afatshkurtër është njohja nga vendet fqinjë dhe njohja nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së, sepse perspektiva e Kosovës është në BE. Si duket këtë imperativ nuk e ka kuptuar ministri Hyseni " thotë deputeti Ibrahim Gashi.

Ministri i Jashtëm Skender Hyseni, thotë se prioritet i ministrisë ka qenë lobimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por, ai shpjegon se njohja e pavarësisë nga shtete të ndryshme nuk varet shumë nga lobimi i Kosovës, por nga politikat e jashtme të këtyre shteteve.

"Mëe duhet ta theksoj se shumë shtete që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës por që e kanë në axhendë, ende hezitojnë të kenë kontakte në nivel zyrtar më Kosovën. Ky hezitim sipas tyre është rezultat i drojës se takimet në nivel të lartë me Kosovën do të interpretoheshin defakto si njohje e shtetit të Kosovës", thotë ministri Hyseni.

Kosova deri tash është njohur si shtet i pavarur nga 47 vende të ndryshme të botës. Udhëheqësit politik kosovar shpresojnë se ky numër do të rritet pas asamblesë së përgjithshme të OKB-së e cila po zhvillon punimet në Nju Jork dhe ku do të marrin pjesë edhe presidenti, Fatmir Sejdiu dhe ministri i jashtëm Skender Hyseni. Dy udhëheqësit politik kosovar, thonë se ata në asmablenë e përgjithshme edhe njëherë do të paraqesin argumentet e tyre se populli i Kosovës ka të drejtë për vetvendosje dhe shpallja e pavërësisë është bërë në kordinim të plotë më vendet më të fuqishme të botës dhe në bazë të planit të Marti Ahtisarit, i ngarkuar nga vet OKB-ja.

  • Data 18.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FKXX
  • Data 18.09.2008
  • Autor Bekim Shehu/Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/FKXX