1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Pse Jeremiqi nuk gëzon mbështetjen e fqinjëve?

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq ka kandiduar për postin e udhëheqësit të asamblesë së përgjithshme të OKB-së, por ai nuk e ka mbështetjen e vendeve fqinje. Jeremiqi duket se ka harruar të lobojë tek shtetet fqinje

Pamje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Pamje nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq ka kandiduar për këtë post, por ai nuk e ka mbështetjen e duhur në rajon. Kroacia ka bërë të ditur se do të mbështetë kandidaturën e Lituanisë. Ndërsa anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës Zhelko Komshiq thotë se është kundër kandidaturës së Vuk Jeremiqit. Ministri i Jashtëm serb duket se ka harruar të lobojë tek shtetet fqinje, me shpresë se do të ketë mbështetjen automatike. Po cilat janë shkaqet e një qëndrimi kaq të ftohtë të vendeve të rajonit ndaj tij?

Problem është vet Jeremiqi?

Vet kandidatura e Vuk Jeremiqit për këtë post ka mbërritur relativisht vonë, kur disa vende kanë kryer edhe fushatat e lobimit për kandidatët e tyre, thotë për Deutsche Wellen, Aleksandar Popov, drejtor i Qendrës për rajone. Por nëse jemi të hapur deri në fund, refuzimi i kandidaturës së Jeremiqit nga vendet fqinje ka të bëjë me vet këtë person. "Jeremiqi me deklaratat e tij të ashpra dhe tonin e zënkave ndaj vendeve fqinje ka bërë që në vendet e rajonit të krijohet një lloj animoziteti ndaj tij. Kështu mund të shpjegohet edhe qëndrimi i Zhelko Komshiqit, sepse Jeremiqi shpesh ka pasur një retorikë tepër të ashpër, që nuk është ndonjë karakteristikë e diplomatëve të cilët duhet të qetësojnë gjëra dhe jo t'i nxisin ato“, pohon Popov.

Problem personal apo politik?

Në foto, Zheljko Komshiq

Në foto, Zheljko Komshiq

Dragan Gjukanoviq anëtar i Lëvizjes Evropiane në Serbi thotë për Deutsche Welle-n se kur është fjala për solidaritetin rajonal në planin ndërkombëtar atëherë duhet të theksohen edhe disa shembuj pozitiv: për shembull, mbështetja e Kroacisë nga Serbia me rastin e kandidaturës për një vend jo të përhershëm në KS apo edhe mbështetja e disa propozimeve të Bosnjë-Hercegovinës. „Rasti i Jeremiqit nuk është ndonjë rregull i cili përcakton raportet e vendeve në rajon. Kjo është një çështje ku vendet kanë reaguar në mënyrë ad-hoc. Natyrisht që mes vendeve të këtij rajoni ka shumë çështje të hapura, por ato ngadalë po tejkalohen. Po kërkohen zgjidhje adekuate dhe mendoj se bashkëpunimi rajonal do të forcohet“, thotë Popov i cili është i bindur se "situata do të ishte ndryshe po të ishte një kandidat tjetër dhe jo Jeremiqi".

E drejta sovrane e vendeve

Ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq, në pyetjen e Deutsche Welles si i komenton refuzimet e kandidaturës së tij prej disa vendeve të rajonit përgjigjet: „E drejtë sovrane e secilit vend është që të vendosë kur bëhet fjalë për kandidaturat ndërkombëtare. Serbia ka si parim mbështetjen e vendeve fqinje dhe vendeve të rajonit. Kjo është një lloj tradite, kur bëhet fjalë për vendet e Ballkanit Perëndimor, por e përsëris se çdo vend ka të drejtë sovrane që të marrë vendime për mbështjen apo jo të një vendi tjetër".

Autor: Ivica Petroviq / Bahri Cani

Redaktoi: Esat Ahmeti