1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Pse Bundeswehri merr pjesë vetëm pak në misionet ndërkombëtare?

Deri tani nuk ka pasur një evaluim të thelluar të misioneve ushtarake gjermane. A janë forcat e armatosura gjermane të përgatitura për misione ndërkombëtare?

Bundeswehri do të ndihmojë edhe në dymbëdhjetë muajt e ardhshëm për stabilizimin e situatës në Mali. Deri në 150 ushtarë mund të dërgohen në Malion e tronditur nga kriza. Po ashtu parlamenti miratoi edhe zgjati dhe mandatin për pjesëmarrjen në misionin UNIFIL në brigjet e Libanit.

Gjermania është një kontribues i madh për misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara. Sipas Ministrisë së Jashtme, Gjermania mban 7.1 përqind të buxhetit të OKB-së për misionet paqeruajtëse. Por sa i përket personelit, qeveria gjermane është më e tërhequr. Me rreth 220 ushtarë është i përfshirë Bundeswehri në pesë misione të OKB-së.

Dy janë me misionin MINURSO në Saharanë Perëndimore, dhjetë me UNMISS në Sudanin e Jugut, dymbëdhjetë vetë me UNAMID në Sudan, 86 me Minusma në Mali dhe 123 me UNIFIL në brigjet e Libanit . Për krahasim: kontigjenti i trupave i misioneve Minusma dhe UNIFIL është përkatësisht 7.300 dhe 10.000 vetë. Pjesëmarrja gjermane në këto dy misioneve të OKB-së është vetëm një për qind.

Probleme me personelin

Duke pasur parasysh qëllimet e mëdha që kanë operacionet e OKB-së si Minusma: stabilizimi i vendit, zhvillimi i strukturave shtetërore funksionale, përmirësimi i gjendjes humanitare, shtrohet pyetjen se çfarë është në gjendje të bëjë një mini-misioni gjerman.

Nga perspektiva e të ngarkuarit të Bundestagut gjerman për ushtrinë Hellmut Königshaus kapacitetet e Bundeswehr-it janë të kufizuara. Që prej ribashkimit të Gjermanisë, numri i ushtarëve ka rënë nga 600.000 në 180.000 vetë, sidomos për shkak të heqjes së shërbimit ushtarak të detyruar.

Eksperti i sigurisë, Christian Mölling thotë se deri tani nuk ka pasur një evaluim të thelluar të misioneve ushtarake. Shpesh misionet janë të suksesshme vetëm në letër, thotë ai, dhe përmend si shembuj misionet e BE-së në Kongo dhe Guinea-Bissau. Ky i fundit ka përfunduar zyrtarisht me sukses, por në praktikë ai është anuluar për shkak se aty nuk ishte arritur asgjë. Qëllimi ishte atje për të krijuar një ushtri.

A është Bundeswehr-i i armatosur keq?

Disa media shtruan ditët e fundit një pyetje tjetër në lidhje me operacionet ushtarake: A janë forcat e armatosura gjermane të përgatitura dhe të pajisura për misione të tilla? Kombet e Bashkuara kishin njoftuar më parë se do të hiqnin dorë prej përdorimit në të ardhmen të avionëve Transall të Bundeswehrit për misionin në Mali.

Christian Mëlling mendon se armatosja e Bundeswehrit nuk përbën problem dhe se armatimet dhe pajisjet e Gjermanisë dhe të gjithë Evropës janë modernizuar shumë. Kurse deputeti i CDU-së, ish-ushtaraku Roderich Kiesewetter tha në parlament se ushtria gjermae ka nevojë për pajisje të mjaftueshme për të mundur të veprojë edhe në zona klimatike të vështira dhe kërkoi që Evropa ta rimendojë kulturën e saj të sigurisë.