1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Pse është e zemëruar Amerika Latine me SHBA?

SHBA ka përgjuar gjithë Amerikën Latine, raporton një gazetë braziliane. Ky vend do ta çojë çështjen në OKB. Ekspertët mendojnë se Amerika Latine mund të përfitojë politikisht nga skandali.

Si informacionet e Edward Snowden, ashtu edhe ndalimi i detyruar i Presidentit bolivian Evo Morales në Vjenë, janë parë si një mundësi që liderët e Amerikës Latine të prezantohen si viktima dhe heronj me armikun e tyre të vjetër, SHBA-në.

Krerët e qeverive në fund të samitit të ditës së premte (12.07.2013) do të publikojnë një dokument që dënon përgjimin, monitorimin e të dhënave në internet dhe bisedat telefonike të qytetarëvë amerikano-latinë nga shërbimet sekrete amerikane. Deklarata e përbashkët shpreh shqetësimin e vendeve për përgjimin që i bëhet rajonit.

Përgjime në masë

Të enjten gazeta braziliane "O Globo" duke u bazuar në dokumentet e publikuara nga Sonwden, raportoi se shërbimet amerikane përgjonin të gjithë vendet e Amerikës Latine. Programi i përgjimit nuk kishte si qëllim vetëm çështjet ushtrake, por edhe spiunazh ekonomik, raporton gazeta. Në qendër të përgjimeve kanë qenë Brazili, Meksika dhe Kolumbia, ku kjo e fundit është partnerja më e madhe ushtarake e Amerikës në rajon, për shkak të luftës që i bëhet kartelave të drogës dhe luftëtarëve guerrilas të FARC.

Edward Snowden

Edward Snowden

Në Meksikë si tregëtia e drogës ashtu dhe industria e energjisë janë vënë në lupë. Në Venezuelë amerikanët mblidhnin më shumë informacione për sektorin e naftës. "O Globo" raporton gjithashtu se përgjime në masë më të vogël janë bërë edhe në Argjentinë, Ekuador, Peru, Panama, Kosta Rika, Nikaragua, Paraguaj, Honduras, Kili dhe El Salvador.

Pasojat e përgjimeve

Skandali i përgjimeve mund të konsiderohet pozitiv për dy fakte për liderët e vendeve të Amerikës Latine. Ndalimi i detyruar i Morales javën e shkuar pas reagimeve të SHBA, mund të çojë në një bashkëpunim më të ngushtë të këtyre vendeve në të ardhmen, thotë ekspertja e Amerikës Latine Bettina Schorr. "Amerika Latine është forcuar shumë në vitet e fundit dhe nuk është më e varuar nga Amerika", thotë Schorr në një intervistë për Deutschen Welle. Kjo pavarësi nuk ka të bëjë vetëm më zhvillimet ekonomike në planin global, por edhe për shkak të ndryshimeve politike pas viteve 90‘, ku në pushtet kanë ardhur qeveri të majta dhe të suksesshme.

Nga ana tjetër skandali mund të përdoret për qëllime të brendshme. Kjo çështje mund t'i vijë në ndihmë Presidentit të Bolivisë Morales, i cili vitin tjetër do të kandidojë sërish për postin e presidentit. Në fushatën e ardhëshme elektorale ai mund të shesë vetën si viktimë të 'makinacioneve të imperializmit' dhe gjithashtu si dikush që lufton kundër makinacioneve në solidartet me vendet e tjera të rajonit.

Është ky reagim një flluskë sapuni?

Bolivien Präsident Morales bietet Snowden Asyl an

Presidenti i Bolivisë, Evo Morales

Përveç dënimit të përbashkët të përgjimeve të kryera nga SHBA në Amerikën Latine, kryetarët e qeverive do të japin edhe një votë mbështetjeje për Evo Morales-in. Presidentët e Brazilit, Argjentinës, Uruguajti dhe Venezuelës duan të formulojnë një dokument të përbashkët ku do t'i kërkohen shpjegime dhe të kërkohet falje nga Spanja, Franca, Italia dhe Portugalia. Morales u ndalua të ulej në një nga këto vende kur ai ishte duke u kthyer nga një fluturim pune nga Rusia, sepse mendohej se në avionin e tij fshihej Edward Snowden.

Edhe nga Kolumbia, Meksika dhe Kili pati kritika të ashpra ndaj SHBA dhe u kërkuan shpjegime për informacionet e mbledhura. Qeverie e tre vendeve në rajon njihen si të varura nga Uashingtoni. Bert Hoffman nga Instituti GIGA thotë se gjithçka do të mbetet në kuadrin e një reagimi diplomatik, sepse lidhjet ekonomike mes Veriut dhe Jugut janë ende të forta."Shumë vende nuk duan të hyjnë në konflikt me SHBA-në." Sidoqoftë Venezuela, Bolivia dhe Nikaragua i kanë ofruar azil Snowden-it.